• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlin: Putini dhe Erdogani do të bisedojnë në Soçi më 4 shtator

Kremlin: Putini dhe Erdogani do të bisedojnë në Soçi më 4 shtator

Moskë, 1 shtator 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin më 4 shtator në Soçi do të bisedojë me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan. Këtë e ka bërë të ditur për gazetarët, zëdhënësi i shefit të shtetit rus, Dmitrij Peskov.

"Bisedimet do të mbahen të hënën, në Soçi, dhe do të jena brenda ditës", tha zëdhënësi i Kremlinit. 

Ky do të jetë takimi i parë mes dy liderëve pas tërheqjes së Rusisë nga e ashtuquajtura Marrëveshja e grurit. Herën e fundit ata u takuan më 13 tetor të vitit të kaluar në Astana. Lideri turk ishte në Rusi para më shumë se një viti, kur ka biseduar me Putinin në Soçi më 5 gusht. 

Ndërkohë, presidentët e Rusisë dhe Turqisë janë në kontakt të vazhdueshëm. Hera e fundit që ata folën me telefon ishte më 2 gusht. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR