• e premte, 22 nëntor 2024

Kremlin: Absurde janë pohimet se Rusia po tenton të involvohet në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kremlin: Absurde janë pohimet se Rusia po tenton të involvohet në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Moskë, 30 korrik 2024 (MIA) - Kremlini i ka hedhur posht si absurde pohimet e SHBA-së se Rusia po tenton të involvohet në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.

"Këto akuza janë absurde. Me vendosmëri i hedhim posht", kumtoi Kremlini.

Përfaqësues të agjencive zbuluese amerikane pohojnë se Rusia do të tentojë të ndikojë në zgjedhjet dhe se Moska ka angazhuar kompani, të cilat mund të ndikojnë në mendimin publik.

"Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, do të ketë ende deklarata të tilla, pasi Rusia dhe presidenti i saj janë faktorë të rëndësishëm, të cilët edhe republikanët, edhe demokratët i shfrytëzojnë në betejën politike, posaçërisht gjatë fushatës zgjehdore", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR