KQZ e Kosovës: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në orën 11:00 është më e ulët se në zgjedhjet e kaluara lokale
- Deri në orën 11:00 n; Kosovë, kanë votuar 7,84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, deklaroi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radonjiqi në një konferencë për shtyp.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:27, 12 tetor, 2025
Prishtin;, 12 tetor 2025 (MIA) - Deri në orën 11:00 n; Kosovë, kanë votuar 7,84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, deklaroi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radonjiqi në një konferencë për shtyp.
Sipas të dhënave të KQZ-së, pas përpunimit të 94 për qind të qendrave të votimit deri në orën 11:00 kanë votuar 158.691 qytetarë, gjegjësisht 7,84 për qind e votuesve të regjistruar.
Radoniqi theksoi se pjesëmarrja ishte më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në vitin 2021, kur deri në orën 11 kanë votuar 8,2 për qind e votuesve.
Sot, në orën 7:00, u hapën 945 qendra votimi me 2.571 vendvotime për zgjedhjet për kryetarë të komunav dhe këshilltarë në 38 komuna, me të drejtë vote për 2.069.098 votues.
Për kryetarlë të komunave janë paraqitur 206 kandidatë, prej të cilëve 20 gra, ndërsa për këshilltarë kanë kandiduar 5.420 kandidatë.
Fushata zgjedhore zgjati deri në mëngjesin e sotëm në orën 7:00, kur filloi votimi dhe heshtja zgjedhore, deri në përfundim të votimit në orën 19:00.
Si zakonisht, dita e zgjedhjeve filloi me votimin e kryetarit të KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi, në Pejë.
Java e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale të Kosovës u kalua me respekt të ndërsjellë midis kandidatëve për kryetar të komunave dhe këshilltarëve, pa fjalime të papërshtatshme dhe pa incidente që mund të ndikonin në rrjedhën e fushatës, raportuan organizatat joqeveritare lokale.
Foto: EPA
Фото: ЕПА