• e martë, 19 nëntor 2024

KQ i LSDM-së: Të gjitha partitë relevante parlamentare dhe deputetët të cilët të ardhmen e vendit e shohin në BE duhet t'i mbështesin ndryshimet kushtetuese

KQ i LSDM-së: Të gjitha partitë relevante parlamentare dhe deputetët të cilët të ardhmen e vendit e shohin në BE duhet t'i mbështesin ndryshimet kushtetuese

Shkup, 8 korrik 2023 (MIA) - Këshilli qendror i LSDM-së sot mbajti mbledhje onlajn në të cilën u sollën disa konkludime. Mes tjerash, vlerësohet se procesi i skriningut në kuadër të negociatave me BE-në po zhvillohet mirë dhesë shpejtë do të finalizohez me sukses. Qeveria e kryesuar nga LSDM, së bashku me partnerët e koalicionit, siç potencohet, mbetet e përkushtuar në reformat e nevojshme për vazhdim të rrugës evropiane të vendit dhe realizim të qëllimit strategjik, anëtarësimit në BE.

"Integrimi evropian i vendit duhet të jetë obligim i secilës parti politike. Prandaj të gjitha partitë relevante parlamentare dhe të gjithë deputetët të cilët të ardhmen e vendit e shohin si vend i barabartë - anëtar i BE-së duhet t'i mbështesin ndryshimet kushtetuese", theksojnë nga LSDM.

Në kumtesë potencohet edhe se në dy javët e ardhshme, amandamentet e Kushtetutës do të shqyrtohen nga ana e Qeverisë dhe do të publikohen. Më pas ato do t'i parashtrohen Kuvendit pas çka do të pasojë edhe procesi i diskutimit në pajtim me procedurën kuvendore.

Pas masave të zbatuara ekonomike si përjgigje ndaj ekonomisë globale dhe krizës energjetike, ekonomia e vendit, siç vlerësojnë në partinë në pushtet, vazhdon të rritet në pozitivitet, aktiviteti ekonomik por rritet, inflacioni shënon uëje konstante me muaj dhe tashmë është reduktuar në 9 për qind.

LSDM e riafirmoi qëndrimin e partisë, dhënë para qytetarëve në Bosilovë, Vasilevë dhe Novo Sellë, lidhur me procedurën për hapje të minierës në Illovicë, të filluar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, në kohën kur Mickoski ishte këshilltar i tij.

Mbrojtja e mjedisit jetësir, shëndetit të njerëzve dhe zhvillimi i bujqësisë, siç theksojnë, janë prioritete të LSDM-së.

Pas propozimit të sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq Vardarski, sekretar i ri organizativ i partisë, anëtarët e KQ unanimisht e zgjodhën Mitko Trajçuleskin. Ai është magjistër i politikës ndërkombëtare dhe diplomacisë, është 43-vjeçar, është anëtar i LSDM-së prej vitit 1996 dhe ka përvojë të gjatë pune, profesionale dhe partiake. Është kryetar i Komisionit psartiak për transport dhe lidhje të LSDM-së dhe Sekretar aktual shtetëror në Minsitrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ka qenë ish-shef i Kabinetit në ministri, gjatë karrierës profesionale ka punuar në Sekretariatin për Çështje evropiane në Sektorin për përgatitje të versionit nacional të së drejtës së BE-së. ab/

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR