• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KPMD do të parashtrojë padi ndaj MASH-it për mbrojtje nga diskriminimi i interesit publik

KPMD do të parashtrojë padi ndaj MASH-it për mbrojtje nga diskriminimi i interesit publik

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) në mbledhjen e sotme solli vendim p]të parashtrojë padi për mbrojtje nga diskriminimi nga interesi publik kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shkak të mungesës së librave shkollor në arsimin fillor.

"Komisioni në mbledhjen e sotme solli vendim të parashtrojë padi për mbrojtje nga diskriminimi i interesit publik (action popularis) kundër Ministrisë së Arsimit për shkak të shkeljes së të drejtës për qasje të barabartë drejt arsimit cilësor të një grupi më të madh të nxënësve nga arsimi fillor, kryer me mossigurimin e librave shkollor për çdo lëndë dhe në të gjitha gjihët në të cilat kryhet mësimi në arsimin e obligueshëm nëntëvjeçar", ceket në kumtesën e KPMD-së.

Mundësinë për padi para gjykatës kundër MASH-it dje në konferencë për shtyp e paralajmëroi Vesna Bendevska, anëtare e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, e cila theksoi se nëse sjellin vendim për padi, ky do të ishte rasti i parë që KPMD të kërkojë mbrojtje gjyqësore si mbrojtjemë e lartë nga diskriminimi.

Од 126 учебници потребни за сите задолжителни и изборни предмети во деветгодишното основно образование, на почетокот на учебната 2023/2024 година Министерството за образование и наука не обез

Ajo dje kumtoi se nga 126 libra shkollorë të nevojshëm për të gjitha lëndët e obligueshme dhe zgjehdore në arsimin fillor nëntëvjeçar, në fillim të vitit shkollor 2023/24 Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka siguruar 43, përkatësisht mungojnë 34 për qind e librave. Për të gjitha lëndët mësimore dhe në të gjitha gjuhët mësimore libra do të kenë vetëm nxënësit e klasave të para dhe të dyta.

Pas vonesës së vitit të kalaur të librave dhe konstatimit nga KPMD se është shkaktuar diskriminim i vazhduar ndaj nxënësve, Komisioni në qershor të këtij viti i dërgoi rekomandim MASH-it të sigurojë libra për të gjitha lëndët mësimore dhe në të gjitha gjuhët mësimore më së voni deri më 31 gusht dhe të parashtrojë raport me shkrim.

Sipas raportit që ishte dërguar nga MASH-i, një e treta e librave shkollorë edhe këtë vit nuk janë siguruar. Siç tha Bendevska, kanë konstatuar se MASH-i nuk e ka mënjanuar shkeljen e të drejtës për qasje të barabartë drejt arsimit cilësor të një popullate më të madhe nxënësisht nga arsimi fillor në afatin e paraparë (31 gusht), që ishte obligiim i saj ligjor.

Ajo e prezntoi raportin e marrë nga MASH-i për statusin e të gjithë librave shkollorë që nevojiten në arsimin fillor, që e morën me kërkesë të tyre. Për librat shkollorë që mungojnë, siç tha, shpesh ishte cekur formulimi "në fazë përfundimtare", ose "para shtypjes", ose se në konkursin e shpallur për libra shkollorë nuk janë paraqitur autorë, apo ata janë "joadekuat sipas normativës për kuadrin mësimor", ndërsa konkurse për ekipe autoriale për përpunim të teksteve për libra shkollorë MASH-i ja shpallur edhe para fillimit të vitit shkollor. ab/

 Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR