• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovacevski- Sançez: Maqedonia e Veriut dhe Spanja janë aleatë të fortë, bashkëpunimi ynë prej dekadash po thellohet

Kovacevski- Sançez: Maqedonia e Veriut dhe Spanja janë aleatë të fortë, bashkëpunimi ynë prej dekadash po thellohet
Shkup, 31 korrik 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kolegu i tij spanjoll, Pedro Sançez Perez-Kastehon sot kanë realizuar takim sy më sy ku edhe një herë u konfirmua miqësia e fortë mes Mbretërisë së Spanjës dhe vendit e cila edhe më tej do të thellohet, njoftoi Pres shërbimi qeveritar. Në takim, qëndron në kumtesë është theksuar se Spanja është përkrahëse e dëshmuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e saja eurointegruese që është jashtëzakonisht e rëndësishme për rrugën tonë drejt familjes evropiane. Në një atmosferë miqësore, madje është vlerësuar se dy vendet që janë edhe aleate të NATO-s, tashmë tre dekada po ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe përcaktimet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Në kuadër të vizitës së parë zyrtare të kryeministrit të Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon, delegacionet nga dy vendet zhvilluan edhe takim bilateral ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.  

QËNDRONI TË LIDHUR