• e hënë, 22 korrik 2024

Kovaçiq: Modriq do të luajë në KE 2024, madje edhe në Botërorin e ardhshëm

Kovaçiq: Modriq do të luajë në KE 2024, madje edhe në Botërorin e ardhshëm

Madrid, 29 mars 2023 (MIA) - Mesfushori e Çellsit dhe i Kroacisë, Mateo Kovaçiq, foli për bashkëlojtarin e tij nga reprezentacioni Lluka Modriq, pasi kanë shënuar fitore ndaj Turqisë me rezultatin 2:0 në xhiron e dytë të kualifikimeve për KE 2024.

"A do të jem pasardhës i Modriqit? Lluka do të luajë edhe shumë, posaçërisht nëse shihet se si ka luajtur sot. Dukej si futbollist i ri. mendoj se ai definitivisht megjithatë do të luajë në EURO 2024, e ndoshta edhe në Botërorin e ardhshëm, nëse jep Zoti", e citon Kovaçiqin "Madrid Xtra".

Modriq (37) për reprezentacionin kroat ka luajtur 164 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola.

Mediumet spanjolle paradokohe publikuan informatë se Modriqi ka filluar negociata me Realin për vazhdimin e bashkëpunimit për edhe një sezon. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR