• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski-Vuçiq: Serbia dhe Maqedonia e Veriut angazhohen për një rajon të qëndrueshëm dhe prosperues

Kovaçevski-Vuçiq: Serbia dhe Maqedonia e Veriut angazhohen  për një rajon të qëndrueshëm dhe prosperues

 Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) - Angazhimet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për promovimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e shoqërive demokratike për një rajon të qëndrueshëm dhe prosperues ishin tema të bisedës në takimin e sotëm në Munih ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës së 59-të të Sigurisë në Munih.

Kovaçevski dhe Vuçiq theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së.

 
Ковачевски-Вучиќ Минхен
 

Në takim kryeministri i  Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë, shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal  në planin rajonal dhe të nismave aktuale rajonale.

 “Të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën ratifikimin e Marrëveshjeve të cilat dalin nga Ballkani i Hapur, me të cilat përfundimisht bëhet realitet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë mund të punojnë në cilindo nga tre shtetet pa marrë leje pune, pa asnjë barrierë, pa aplikime dhe pritje, pa shpenzime administrative”, bëri të ditur Qeveria. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR