Kovaçevski-Saracin: Mbështetje e madhe nga Gjermania për perspektivat evropiane dhe pritshmëria që mundësitë e papërsëritura të njihen
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Strugë në prag të hapjes zyrtare të Forumit të Prespës për dialogun 2023, u takua me përfaqësuesin special të Qeverisë të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.
- Post By Sara Ademi
- 20:10, 15 qershor, 2023

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Strugë në prag të hapjes zyrtare të Forumit të Prespës për dialogun 2023, u takua me përfaqësuesin special të Qeverisë të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.
Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, është theksuar mbështetja e qartë e Gjermanisë, për përparimin e mëtutjeshëm të vendit tonë në integrimet evropiane.
Theksohen pritshmëritë konkrete se Maqedonia e Veriut i njeh shanset e papërsëritura për perspektivat evropiane të qytetarëve të Maqedonisë, si dhe kontributin e saj në kontekstin gjeopolitik aktual dhe stabilitetin e Evropës. sa/
Foto: Qeveria
Video: Qeveria