• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski-Saracin: Mbështetje e fuqishme nga Gjermania për hapat e ardhshme, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e BE-së

Kovaçevski-Saracin: Mbështetje e fuqishme nga Gjermania për hapat e ardhshme, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e BE-së

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, si dhe proceset dhe sfidat eurointegruese ishin temë bisedimi në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me përfaqësuesin special të Qeverisë federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Saracin, i cili qëndron për vizitë pune në vend, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler.

Kryeministri Kovaçevski e theksoi përkushtimin e Qeverisë për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesi special i Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Saracin, e potencoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të vendit tonë, si dhe për hapat e mëtejshëm.

Në këtë drejtim, në takim u diskutua për procesin e ardhshëm të sjelljes së ndryshimeve kushtetuese.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është në rrugën që të çon në përparim dhe prosperitet, e kjo është anëtarësimi në BE, prandaj është e nevojshme një mbështetje e gjerë për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se shpreson se të gjitha partitë politike do të bashkohen dhe do të punojnë së bashku në proceset reformuese për të mundësuar anëtarësimin më të shpejtë në BE.

 

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR