Kovaçevski-Plenkoviq: Mbështetje e fuqishme e Republikës së Kroacisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, miqësia dhe bashkëpunimi po thellohen
- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili sot ndodhet për vizitë zyrtare në vend, zhvilluan një takim tet-a-tet ku u diskutua për disa çështje me interes për të dyja vendet. Në takimin Kovaçevski-Plenkoviq u vlerësua se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të shkëlqyera, me fokus thellimin dhe përforcimin edhe në planin ekonomik.
Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili sot ndodhet për vizitë zyrtare në vend, zhvilluan një takim tet-a-tet ku u diskutua për disa çështje me interes për të dyja vendet. Në takimin Kovaçevski-Plenkoviq u vlerësua se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të shkëlqyera, me fokus thellimin dhe përforcimin edhe në planin ekonomik.
Bashkërisht u konstatua ndërtimi i suksesshëm i marrëdhënieve dypalëshe, si dhe fakti se Maqedonia e Veriut dhe Kroacia nuk kanë çështje të hapura.
Pas takimit tete-a-tete, kryeministrat e dy vendeve zhvilluan një takim dypalësh së bashku me delegacionet qeveritare.
Në takim, në delegacionin e Maqedonisë së Veriut ishin Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, si dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë, Milaim Fetai.
Në delegacionin kroat morën pjesë Davor Filipoviq, ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, Ermina Lekaj Përljaskaj, deputete e Kuvendit të Kroacisë, e ngarkuar për pakicat shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllave në Republikën e Kroacisë, Stribor Kikerec, drejtor i Drejtorisë për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, si dhe Nives Tiganj, ambasadore e Republikës së Kroacisë në këtë vend.
Në takimin dypalësh, bashkërisht u konstatua se Republika e Kroacisë është një nga mbështetësit tanë më të fuqishëm në rrugën drejt integrimeve evropiane, mbështetje që nuk e humb kurrë intensitetin e saj, por përkundrazi, po forcohet vazhdimisht.
Për të nxitur bashkëpunimin afatgjatë mes dy vendeve, deri më tani janë bërë 44 marrëveshje dhe dokumente ndërkombëtare dypalëshe dhe 15 të tjera janë në fazën e iniciativës.
Për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh flasin 15 projektet e binjakëzimit, si dhe shfrytëzimi i përvojës kroate në bisedimet aderuese për në BE. Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi se do të vazhdojmë të punojmë intensivisht në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me Kroacinë, zgjerimit të bashkëpunimit, përforcimit të besimit reciprok, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë.
U shpreh vendosmëria e të dy vendeve për të punuar në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik në periudhën e ardhshme. Shkëmbimi total tregtare mes dy vendeve për vitin 2022 është 217 milionë euro dhe ka mundësi të rritet. Duke u fokusuar në investimet kroate në vend, Kryeministri Kovaçevski theksoi se ato janë të përfaqësuara më së shumti në sektorin e shërbimeve dhe ushqimit dhe shtoi se ka hapësirë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në industrinë farmaceutike, infrastrukturën e transportit, kompanitë ndërtimore dhe turizëm.
U konstatua rëndësia dhe përforcimi i mëtejmë i bashkëpunimit ekonomik përmes aktiviteteve të Klubit të Biznesit Kroato-Maqedonas në Zagreb, qëllimi kryesor i të cilit është rritja e tregtisë ndërmjet vendeve tona.
U potencua se të dyja vendet, si aleate të NATO-s, janë të vendosura në promovimin dhe ndarjen e vlerave dhe përgjegjësisë së përbashkët ndaj NATO-s dhe kontributin në operacionet ndërkombëtare të paqes, duke ndarë pikëpamje të përbashkëta në lidhje me situatën në nivel rajonal dhe shumëpalësh për paqen dhe stabilitetin në rajon. ls/
U potencua se të dyja vendet, si aleate të NATO-s, janë të vendosura në promovimin dhe ndarjen e vlerave dhe përgjegjësisë së përbashkët ndaj NATO-s dhe kontributin në operacionet ndërkombëtare të paqes, duke ndarë pikëpamje të përbashkëta në lidhje me situatën në nivel rajonal dhe shumëpalësh për paqen dhe stabilitetin në rajon. ls/
Foto: Qeveria