• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski-Kostadinov: Prioritet i Komunës së Strumicës janë projektet kapitale në interes të qytetarëve

Kovaçevski-Kostadinov: Prioritet i Komunës së Strumicës janë projektet kapitale në interes të qytetarëve

Strumicë, 27 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat e Qeverisë vizitën e sotme në Strumicë e përfunduan me takimin me kryetarin e komunës Kostadin Kostadinov.

Siç ka njoftuar kryetari i Komunës së Strumicës, me kryeministren dhe ministren Jovanka Trençevska dhe zëvendësministren e drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq kanë biseduar për disa tema të nxitura nga situata aktuale dhe sfidat e reja, si zgjidhen ato në Strumicë dhe shërbejnë si shembull për komunat e tjera të shtetit.

"I informova për projektet që i kemi realizuar deri më tani gjatë mandatit tim, si dhe i njoftova me projektet kapitale që do të jenë prioritet në interes të qytetarëve dhe komunës", njoftoi Kostadinov.

Përveç takimit në zyrën e Kostadinovit, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Kovaçevski e vizitoi Qendrën rinore e cila është hapur para një muaji jo të plotë në ndërtesën komunale. sa/

Foto: Komuna e Strumicës

QËNDRONI TË LIDHUR