• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski-Erdogan: Hapim shumë dyer për investitorët turistikë dhe për lidhje më të fuqishme tregtare ndërmjet dy vendeve

Kovaçevski-Erdogan: Hapim shumë dyer për investitorët turistikë dhe për lidhje më të fuqishme tregtare ndërmjet dy vendeve
Shkup, 24 mars 2022 (MIA) - Miqësia tradicionale me Turqinë gjithmonë është motivim për takimet e përzemërta me presidentin Rexhep Taip Erdogan, shënoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në Fejsbuk pas takimit me presidentin Erdogan në Bruksel. "E dënojmë agresionin rus dhe kemi mbështetje të përbashkët të fuqishme për Ukrainën e cila me guxim e mbron vendin e saj. U pajtuam të vazhdojmë  me investime të përbashkëta në bashkëpunimin më intensiv që të hapim më shumë dyer për investitorët turk dhe për lidhje më të fuqishme tregtare ndërmjet dy vendeve", shënoi kryeministri Kovaçevski në Fejsbuk. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR