Kovaçevski-Erdogan: Bashkëpunimi është i rëndësishëm për të zbutur pasojat e krizës energjetike
- Post By Sara Ademi
- 19:45, 6 tetor, 2022

Shkup, 6 tetor 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili sot mori pjesë në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë, në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Edrogan.
"Me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sot në Pragë diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit për të zbutur pasojat e krizës botërore energjetike. Vendet tona mike tradicionalisht ruajnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe besoj se bashkëpunimi ekonomik do të thellohet në të ardhmen", thotë Kovaçevski. sa/