• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski: Zgjerimi i BE-së tashmë konsiderohet si nevojë e përbashkët

Kovaçevski: Zgjerimi i BE-së tashmë konsiderohet si nevojë e përbashkët

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Me të vërtetë për momentin ekziston derë e hapur,si asnjëherë më parë në këtë moment gjeopolitik ekziston vullnet dhe gatishmëri nga vendet - anëtare të Bashkimit Evropian për zgjerim pasi ky proces tashmë nuk konsiderohet si nevojë e vendeve - kandidate por si nevojë e përbashkët dhe qëllim i vendeve-kandidate edhe të BE-së pasi pa Ballkanin Perëndimor ajo nuk është e plotë plotësisht, potencoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në konferencën për shtyp pas pjesëmarrjes në takimin e Bashkësisë Politike Evropiane në Kishinjev.

Zgjerimi i BE-së ishte lëndë e bisedave të pjesës së punës së takimit, ku, siç tha Kovaçevski, edhe njëherë u potencua gatishmëria e qartë e BE-së për dyer të hapura drejt vendeve të reja - anëtare për t'iu bashkuar BE-së.

"Këtu para së gjithash mendohet për ne dhe Shqipërinë që duhet të fillojmë me hapjen e kapitujve pas përfundimit të procesit të skriningut. Gjithashtu, edhe njëherë u potencua gatishmëria dhe mbështetja e marrjes së vendimeve që duhet t'i marrim ne si pjesë e jona e obligimeve në kornizën negociuese dhe u shpreh gatishmëri e fuqishme e BE-së dhe e Këshillit Evropian, të prezentuar përmes kryetarit Sharl Mishel se edhe BE-ja do ta përmbushë pjesën e saj të kornizës negociuese, ndërsa kjo është hapja e pakusht e pjesës së dytë pas procesit të skriningut - kapitujet dhe klasterët", tha Kovaçevski.

Ai kumtoi se në takimet në Samit ka marrë mesazhe për mbështetjen e eurointegrimeve të shtetit, nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Shulc, kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen. I potencoi edhe takimet me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski i cili shprehu falënderim për mbështetjen e shtetit të Ukrainës, si edhe me homologun e Molldavisë Reçan.

Është biseduar edhe për çështjen e Kosovës dhe të Serbisë, ku të gjithë kryeministrat dhe kryetarët e rajoneve kanë potencuar se të gjitha vendet e rajonit duhet t'i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara.

"Ashtu siç e respektojmë ne Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, Kornizën negociuese me BE-në, u potencua se edhe shtetet e tjera të rajonit duhet t'i respektojnë marrëveshjet dhe implementimin e tyre, me çka do të kemi paqe të përhershme dhe integrim të suksesshëm në BE të të gjitha vendeve të rajonit".

Duke e përmbledhur pjesëmarrjen në Samit, kryeministrit tha se Maqedonia e Veriut është vlerësuar si shembull pozitiv nga të gjitha aspektet për të cilat është biseduar - tranzicionin energjetik, stabilitetin energjetik, ruajtjen e çmimeve që mundësoi përballje të suksesshme me krizën energjetike, udhëheqjen e suksesshme të skriningut bilateral.

"Gjithashtu edhe ajo që është para nesh, marrja e vendimeve në Kuvend që do të sigurojnë t'i hapim kapitujt gjatë këtij vitit dhe vitit të ardhshëm dhe siç ia dhamë vetes qëllimin deri në vitin 2023 të bëhemi anëtare e BE-së", tha Kovaçevski.

Në pyetjen e gazetarëve për euroskepticizmin, ai theksoi se po punon me kolegët e tij në Qeveri për të arritur qëllimet e vendit tonë. Tema e zgjerimit, theksoi ai, është ngritur nga kryeministri i Shqipërisë dhe nga ana ime kemi pasur një diskutim me kryetarin e Këshillit Evropian, me presidentin e Francës dhe se gatishmëria për zgjerim nuk vjen vetëm nga ne por edhe nga mesazhet e qarta që i dërgojnë jo vetëm në takime të tilla pune, por edhe me daljet publike që kanë, përfshirë edhe kryetaren e Komisionit Evropian, në deklaratën e saj pas takimit që patëm se tani është momenti kur Maqedonia e Veriut duhet të marrë vendime dhe të vazhdojë të integrohet në BE, tha Kovaçevski.

Gjatë pjesëmarrjes në grupet e punës në samit së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Fatmir Bytytqi në temën energjetika dhe lidhja i kanë ndarë aktivitetet tona në periudhën e kaluar, masat për përballje me krizën energjetike dhe hapat të cilat na sollën diversifikim energjetik në shtet.

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR