• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Vendimi i LD-së nuk e prish stabilitetin e shumicës qeveritare

Kovaçevski: Vendimi i LD-së nuk e prish stabilitetin e shumicës qeveritare

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Vendimin që e mori Lidhja Demokratike nuk paraqet kurrfarë cenimi të stabilitetit të shumicës qeveritare, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave  Lupço Nikollovski marrin pjesë në ngjarjen për krasitjen tradicionale të vreshtave në fshatin Resavë të Kavadarit.

Kryeministri tha se pret që funksionarët e tyre t'i dorëzojnë dorëheqjet e tyre, duke treguar në zëvendësministrin e Vetëqeverisjes Lokale. 

 "Më vjen mirë që Lidhja Demokratike tha se mbetet në rrugën evropiane dhe në mbështetjen e vendimeve të tilla  që nuk të konfirmohet deri më tani në praktikë, përveç në mënyrë deklarative. Pamë dje se deputeti i LD-së nuk e votoi  Marrëveshjen e Fronteksit, por megjithatë ka mundësi që në të ardhmen  deklaratat e veta t'i tregojë edhe në praktikë. Pres që funksionarët e tyre t'i dorëzojnë dorëheqjet e tyre, këtu para së gjithash mendoj për zëvendësministrin e Vetëqeverisjes Lokale", tha Kovaçevski.

 Si qeveri koalicioni, shtoi ai, mbetesin të hapur për të gjitha partitë politike, individë dhe organizata të cilët janë për vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit dhe për anëtarësim të plotë në BE.

"Shpresoj se si politikan me përvojë, z. Trajanov nuk do të vendoset në një situatë si  Mickoski të bëhet peng i Apasievit", tha Kovaçevski, duke theksuar se shumica qeveritare është e fortë dhe stabile, ndërsa rikontruimi i Qeverisë do të kalojë me mbi 64 vota. ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR