• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski u takua me Bajdenin në Uillnus

Kovaçevski u takua me Bajdenin në Uillnus

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në margjinat e Samitit të NATO-s në Uillnus pati një takim të shkurtër me presidentin amerikan Xho Bajdenin.

"Takimi me presidentin e SHBA-së Xho Bajdenin, në Samitin e NATO-s, ishte një mundësi për të biseduar shkurt  për rëndësinë e integrimit evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si një nga parakushtet për sigurimin e paqes. stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetir të rajonit”, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.  

 .

Ai paraprakisht është takuar me kryeministrin britanik Rishi Sunakun, me kryeministrat e Sllovenisë Robert Golobin, të Luksemburgut Ksavier Betelin, të Bullgarisë Nikolai Denkovin, si dhe me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviqin.

 

"Një mundësi e shkëlqyer më shumë takime dhe biseda të shkurtra joformale me liderët evropianë dhe rajonalë dhe kolegët e mi të dashur në #VilniusSummit të NATO-s, kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Sunakun, të Sllovenisë, Golobin, të Luksemburgut, Betelin dhe Bullgarisë, Denkovin, si  dhe presidentin e  Malit të Zi, Milatoviqin, njoftoi Kovaçevski. ar/

 Foto: FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR