• e hënë, 09 shtator 2024

Kovaçevski: Takimi i liderëve tregoi një mendim diametralisht të ndryshuar për ndryshimet kushtetuese të VMRO-DPMNE-së

Kovaçevski: Takimi i liderëve tregoi një mendim diametralisht të ndryshuar për ndryshimet kushtetuese të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ka thirrur Bordin Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së për ta informuar kryesinë e partisë për atë që ka ndodhur në takimin e liderëve dhe opinionin diametralisht të ndryshuar për ndryshimet kushtetuese të partisë opozitare.

"Takimi i liderëvë tregoi se ka një mendim diametralisht të ndryshuar të partisë VMRO-DPMNE i shprehur përmes deklaratës publike të kryetarit të VMRO-DPMNE-së në vetë konferencën për media, që i jep një dinamikë të re skenës politike në vend. Mendoj se për këtë duhet të informohen BQ dhe BE i LSDM-së, ashtu si para takimit të liderëve, ju e dini që kam pasur një takim edhe me BQ edhe me BE dhe me partnerët e koalicionit, në të cilat takime kam informuar për hapat e mëtejshëm lidhur me përmbushjen e këtij obligimi tonë, thotë Kovaçevski në intervistë për “360 gradë”, e cila do të transmetohet sonte nga ora 22:15 në TV Alsat.

Kryeministri thekson se nuk pajtohet me konstatimin se janë refuzuar kërkesat e Mickoskit në takimin e liderëve. Të gjitha, deklaron Kovaçevski, janë të pranuara, përfshirë edhe një qeveri pa BDI.

Në BQ dhe BE, informon Kovaçevsk, do të prezantohen të gjitha detajet që u njoftuan publikisht në konferencën për shtyp, pasi nuk do të pajtohem me konstatimin se propozimet janë refuzuar. - Janë pranuar të gjitha propozimet që kishte VMRO-DPMNE-ja, madje edhe propozimin që e kishin për BDI-në, është pranuar nga BDI-ja me kumtesën e tyre. Pra, të gjitha kërkesat janë plotësuar", thotë Kovaçevski.

Në konstatimin se dallimi nuk është i vogël në atë që BDI thotë se është e gatshme të mos jetë në Qeveri, por pasi të votohen dhe të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, ndërsa kushti i VMRO-DPMNE-së është që të votohen ndryshimet kushtetuese, por hyrja në fuqi të shtyhet deri në hyrjen e vendit në BE, kryeministri është optimist. Ai thotë se me ndryshimin e qëndrimit të partisë opozitare nuk ekziston dallimi më i madh.

"Së pari, dallimi më i madh, që nuk ekziston më, ishte akuza dhe retorika e VMRO-DPMNE-së se po bëhet bullgarizim, asimilim, se po cenohet identiteti etj. i popullit maqedonas duke përfshirë pjesët e popullit bullgar në Preambulën e Kushtetutës sonë. Kjo ishte retorika për një vit të tërë që nga fillimi i miratimit të propozimit francez, që pas mbledhjes së liderëve të gjithë të bindën se ky qëndrim tashmë ka ndryshuar, gjë që u shpreh edhe një herë publikisht në një intervistë televizive të kryetarit të VMRO-DPMNE, e cila nuk ekziston më – sipas VMRO-DPMNE-së, dhe asnjëherë nuk e kemi pasur atë rrezik", thotë kryeministri. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR