• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Të dhëna inkurajuese për inflacionin, i cili ra në 9,3 për qind

Kovaçevski: Të dhëna inkurajuese për inflacionin, i cili ra në 9,3 për qind

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Enti shtetëror për statistikë publikoi të dhëna inkurajuese për nivelin e inflacionit në vend, i cili ka rënë në 9,3 për qind në qershor të vitit 2023, duke vënë në dukje afro 10 p.p. ulje nga tetori 2022, kur ishte 19,8 për qind, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në Fejsbuk. 

"Të dhëna të tilla tregojnë se masat që i ka ndërmarrë Qeveria po japin rezultatet e pritshme dhe inflacioni nga tetori i vitit 2022 është vazhdimisht në rënie. Deri në fund të vitit presim që ky trend të vazhdojë dhe të ruaj nivelin njëshifror të inflacionit, ndërsa në vitin e ardhshëm të jetë rreth dy për qind. Ulja e inflacionit është faktor pozitiv për ekonominë e përgjithshme të Maqedonisë", shprehet Kovaçevski. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR