• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski - Stoltenberg: Të bashkuar dhe të fuqishëm bashkë në NATO, Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti

Kovaçevski - Stoltenberg: Të bashkuar dhe të fuqishëm bashkë në NATO, Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot pasdite pati një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për disa çështje aktuale të rëndësishme për rajonin dhe në kontekstin gjeopolitik.

Siç kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë, u theksua uniteti i fuqishëm i shteteve aleate në Aleancë, në funksion të paqes, pas sfidave të agresionit brutal ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Me këtë rast, u përshëndet pozicionimi efektiv i Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me pozicionimin e partnerëve të NATO-s dhe politikës së përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së, si dhe ofrimi i mbështetjes së nevojshme për Ukrainën.

"Gjatë bisedës gjithashtu u theksua rëndësia e një qasjeje të përbashkët në trajtimin e kërcënimeve hibride dhe dezinformatave si sfida për stabilitetin dhe sigurinë. Për aspektet e çështjeve që u diskutuan sot nga Kryeministri Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, siç u theksua, pritet të diskutohen në Samitin e ardhshëm të NATO-s në korrik në Vilnius të Lituanisë", thuhet në kumtresën e prews shërbimit të Qeverisë. bsh/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR