• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski - Soros: Vazhdojmë me mbështetjen e qytetarëve me mendim të lirë, vlerat e demokracisë dhe shoqërisë së hapur

Kovaçevski - Soros: Vazhdojmë me mbështetjen e qytetarëve me mendim të lirë, vlerat e demokracisë dhe  shoqërisë së hapur

Shkup, 19 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takuan sot me Xhorxh dhe Aleksandër Soros.

Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, u theksua se Qeveria e Maqedonisë së Veriut i promovon dhe i praktikon vlerat e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sundimin e së drejtës  dhe shoqërinë e hapur, vlera të njëjta për të cilat angazhohet edhe Fondacioni Shoqëria e Hapur. 

 
 
 

Bashkëbiseduesit theksuan se hapja e shtetit për zhvillimin e demokracisë, sundimit të së drejtës  janë kyçe për zhvillimin e ekonomisë, për investime të reja nga kompanitë vendase dhe të huaja.

Kovaçevski shtoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë qytetarët me mendim të lirë   dhe masën kritike. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR