• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski - Skug: Maqedonia e Veriut mbetet e fokusuar në qëllimin strategjik për anëtarësim në BE

Kovaçevski - Skug: Maqedonia e Veriut mbetet e fokusuar në qëllimin strategjik për anëtarësim në BE

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së punës në SHBA u takua me Olaf Skug, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara.

Kovaçevski dhe Skug kanë biseduar për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si edhe dinamikën e zgjerimit të BE-së, që, siç kumtoi sot pasdite shërbimi për shtyp i Qeverisë është në interes të vetë BE-së, pasi në këtë mënyrë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të fokusuara në reformat dhe kontribuojnë drejt sigurisë dhe stabilitetit evropian.

Kryeministri Kovaçevski potencoi se tani është momenti i duhuar për përshpejtimin e integrimeve në BE dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në përmbushjen e qëllimit të vet strategjik - anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, si edhe në zbatimin e reformave në vend. Skug e potencoi mbështetjen për proceset dhe u konstatua se tani është momenti i duhur të përshpejtohen proceset euro-integruese, veçanërisht për shkak të polarizimit të fuqishëm të botës në kushte të trazirave gjeopolitike dhe ndikimeve të palëve të treta, qëndron në informacionin e shërbimit për shtyp të Qeverisë.

QËNDRONI TË LIDHUR