• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski - Shole: Mbështetje e madhe nga SHBA-ja për Maqedoninë e Veriut

Kovaçevski - Shole: Mbështetje e madhe nga SHBA-ja për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut janë ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, për të cilin vendi jep shembull aktiv përmes politikave të dialogut dhe respektit në plan të brendshëm dhe në marrëdhëniet fqinjësore, theksoi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski në një bisedë telefonike me këshilltarin amerikan të Departamentit të Shtetit, Derek Shole.

Siç kumtoi pres sherbimi qeveritar, në bisedë, në prani të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe ambasadores amerikane në Shkup, Anxhela P. Ageler, Kovaçevski shprehu mirënjohje të madhe për Departamentin e Shtetit për mbështetjen e konsiderueshme nga SHBA-të në të gjitha momentet kyçe dhe proceset e rëndësishme për vendin tonë, për çka është i një rëndësie të madhe partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve.

"Kryeministri Kovaçevski dhe këshilltari i Departamentit të Shtetit Shole diskutuan për disa çështje aktuale, ku u vlerësua se Maqedonia e Veriut është një vend progresiv dhe u shpreh mbështetja e plotë për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si çështje kombëtare, rajonale dhe evropiane, si dhe pritshmëri që kjo është njohur edhe nga opinioni më i gjerë politik dhe shoqëror", shtohet në kumtesën. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR