• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Samiti në Granada ishte i suksesshëm, takimi joformal i KE-së tregoi se zgjerimi i BE-së do të jetë një nga proceset kyçe për të ardhmen

Kovaçevski: Samiti në Granada ishte i suksesshëm, takimi joformal i KE-së tregoi se zgjerimi i BE-së do të jetë një nga proceset kyçe për të ardhmen

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Samiti në Granada e patë edhe vetë se ishte i suksesshëm, sepse atë që e thashë unë para më shumë se një muaji u vërtetua se është ashtu. Takimi joformal në Këshillin Evropian tregoi se në Bashkimin Evropian një nga proceset i cili do të jetë kyç për të ardhmen është zgjerimi, këtë e tha edhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, si dhe presidenti i Francës, kryetarja e Komisionit Evropian dhe liderët e tjerë, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë deklaratës së sotme për mediat pas ngjarjes #MKEkonomia "Besimi rritet" të dedikuar për kompanitë shfrytëzuese pas Ligjit për Mbështetje Financiare të investimeve të organizuar nga ana e Qeverisë.

Kryeministri theksoi se me këtë Bashkimi Evropian do të punojë edhe në reforma të brendshme, sepse, siç tha, nuk është i njëjtë funksionimi i BE-së me 27 anëtare dhe BE-ja me 32-33 vende anëtare, nga ato anëtare që duhet të hyjnë.

"Shtetet kandidate, si ky i yni, duhet të kryejnë detyrat e tyre të shtëpisë në lidhje me vendimmarrjen, reformën, dhe e gjithë kjo përfundimisht do të rezultojë në zgjerimin e BE-së si një proces strategjik, i cili është një nga proceset kyçe që po zhvillohen aktualisht në Evropë dhe në botë në dritën e luftës që po zhvillohet në Ukrainë dhe shihni se pjesët e tjera të botës janë në një situatë jashtëzakonisht të pafavorshme sa i përket situatës së sigurisë", theksoi kryeministri Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, NATO-ja nuk u zgjerua shumë vite dhe kishte shtete të cilat nuk deshën të jenë anëtare të NATO-s siç janë Finlanda dhe Suedia, megjithatë, theksoi se ata vetë kanë kërkuar anëtarësim në NATO në dritën e situatës momentale gjeopolitike dhe se Finlanda tashmë është anëtare ndërsa Suedia është në fazën e ratifikimit. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR