• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski - Rot: Mbështetje e fuqishme nga Bundestagu për procesin e integrimeve evropiane, ndryshimet kushetuse do ta sigurojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kovaçevski - Rot: Mbështetje e fuqishme nga Bundestagu për procesin e integrimeve evropiane, ndryshimet kushetuse do ta sigurojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Procesi i ardhshëm i miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si dhe shumë tema aktuale, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryesuesin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Mihael Rot. 

Siç njofton Sektori për Marrëdhënie me Publikun i Sekretariatit të Përgjithshëm, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Rot, konfirmoi mbështetjen e vendosur të Gjermanisë për Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimeve evropiane dhe vlerësoi se tani është koha që vendi të vazhdojë me vendosmëri përpara deri në përmbushjen e qëllimit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

"Maqedonia e Veriut duhet ta njohë rëndësinë e momentit historik para të cilit gjendet dhe për këtë me rëndësi të madhe është që të bëhet hap para në procesin e integrimeve evropiane i cili për qytetarët do të sigurojë të ardhme të sigurt evropiane", thuhet në kumtesë. 

Rot ka potencuar se Gjermania e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë e pandashme e Bashkimit Evropian, vend aspiratat dhe përparimi i të cilit duhet të shpërblehen me merita me anëtarësimin në familjen e madhe evropiane. 

Në takim, kryeministri Kovaçevski ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen shumëvjeçare të vazhdueshme nga Gjermania, duke e miratuar Rezolutën të cilën e miratoi Bundestagu gjerman për Maqedoninë e Veriut. 

Ka nënvizuar se e çmojmë thellë Rezolutën e Bundestagut gjerman me të cilin konfirmohet mbështetja e parezervë e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE me identitet, gjuhë, kulturë dhe histori si pjesë e mozaikut evropian. 

"Në takim, ishin njohur dhe përshëndetur përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e procesit të reformave në drejtim të përmirësimit të situatave në të gjitha sferat e jetës shoqërore", njoftuan nga Qeveria. 

Në takim u theksua se duhet të vetëdijësohen të gjitha partitë politike parlamentare për bashkim rreth përmbushjes së qëllimit të përbashkët strategjik - anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, sepse kjo do të sjellë një të ardhme të sigurt dhe të begatë për të gjithë qytetarët. fc/

Fotografia: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR