• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Qeveria ka legjitimitet të plotë, fillojmë me punë menjëherë

Kovaçevski: Qeveria ka legjitimitet të plotë, fillojmë me punë menjëherë
Shkup, 16 janar 2022 (MIA) – Legjitimiteti i Qeverisë është i pakontestueshëm dhe me rritjen e mbështetjes së shumicës i qëndrueshëm në dy vite e gjysmë që vijojnë. Qartë dhe zëshëm konfirmoj se zgjedhje do të ketë, por në vitin 2024. Deri atëherë do të punojmë me përkushtim në mbarëvajtjen e ekonomisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve në vend, porositi sonte kryeministri i ri, Dimitar Kovaçevski në fjalimin para zgjedhjes së qeverisë së re. Ai ka shtuar se beson se opozita do të jetë konstruktive dhe do të bashkëpunojë në interes të miratimit të vendimeve më të mira për vendin dhe qytetarët. “Me punë fillojmë menjëherë. Në seancën e nesërme të qeverisë fillojmë me miratimin e vendimeve për krizën energjetike. Nesër do të realizojë takim me ministren e re gjermane për Evropë me të cilën do të bisedoj për përshpejtimin e euro- integrimeve. Të martën do të jem nikoqir i kryeministrit të ri bullgar, Kiril Petkov me të cilin duam të vendosim bashkëpunim të ri bazuar në respektim, mbështetje dhe ruajtje të identitetit maqedonas”, ka thënë Kovaçevski. Paralajmëroi se Qeveria menjëherë pastaj do të vazhdojë me rritjen e pensioneve dhe mbështetjen e fuqisë punëtore të qytetarëve. Do të angazhohemi, shtoi ai në realizimin efikas dhe nxitjen e investimeve vendore kapitale dhe ato të huaja. Kovaçevski ka shtuar se çdo ministër në resorin e tij dhe në qeveri kanë plan të qartë dhe preciz për realizimin e programit të dorëzuar me afate dhe indikacione për ndjekjen e realizimit dhe efekteve. “Paralajmërova dhe ofroj participim dhe njëherësh e ftoj opozitën për angazhim të përbashkët mbi çështjet kryesore. Qytetarët tanë janë të bashkuar në kërkesat për jetë më të mirë. Për këtë do të punojmë të bashkuar dhe kërkojmë që të gjithë të na bashkëngjiten që ta realizojmë atë qëllim. Të pushojnë ndarjet politike, etnike dhe tjera dhe bashkë të punojmë në zgjidhen e çështjeve kyçe”, tha Kovaçevski. Ai kërkoi të lihen anësh interesat personale dhe të ngushta partiake pasi siç theksoi kryeministri, “tani më shumë se kurrë doemos të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve”. Ai beson se Qeveria e re do të ketë sukses të punojë më mirë dhe në mënyrë më efikase. “Besoj se do ta përgatisim vendin tonë për kohën e re. Të gjithë qytetarëve ju dëshiroj shumë shëndet dhe mirëqenie në familje me premtimin se do të bëjmë gjithçka ta meritojmë dhe arsyetojmë besimin e tyre dhe të sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë. Vjen kohë e re, vjen kohë më e mirë”, tha Kovaçevski. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR