• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Qeveria është e hapur dhe transparente, totali i transparencës së institucioneve për këtë vit është 76 për qind

Kovaçevski: Qeveria është e hapur dhe transparente, totali i transparencës së institucioneve për këtë vit është 76 për qind

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Sipas Institutit për studime të komunikimit i cili mat indeksin e transparencës aktive, Qeveria në vitin 2016 ka pasur 25 për qind të transparencës, e cila ka filluar të rritet në dy vitet e fundit ka arritur dhe ka ruajtur njëqind për qind transparencën, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai sot në fjalimin e tij në konferencën "Transparencë dhe llogaridhënie. Një çift i përkryer për rikthimin e besimit në institucionet publike" organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), tha se transparenca totale aktive ndërmjet institucioneve për vitin 2023 është 76 për qind, në vitin 2021 ishte 63 për qind për dallim nga viti 2016, që ishte 45 për qind.

"Nga viti 2017 Qeveria është e hapur dhe transparente dhe këtë e dëshmojnë shifrat vjetore. Shifrat për Qeverinë si institucion sipas Qendrës për komunikim civil e cila mat indeksin e transparencës aktive, thonë se në vitin 2016 ka pasur transparencë 25 për qind e cila ka filluar të rritet dhe në dy vitet e fundit ka arritur dhe ruajtur njëqind për qind transparencën", tha Kovaçevski.

Ai shtoi se Ministria e Mbrojtjes, sipas indeksit ka arritur njëqind për qind transparencë dhe atë disa vite me radhë, Ministria e Financave ka 98.1 për qind, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka 91.3 për qind transparencë.

Drejtoresha e Institutit për studime të komunikimit, Zhaneta Trajkovska duke iu referuar të dhënave nga hulumtimi i tyre për transparencën e institucioneve, gjatë konferencës tha se Kuvendi, partitë politike dhe Prokuroria Publike kanë vlerësim 2.5, 2.7 dhe 2.8, ndërsa gjykatat 2.4 për qind dhe kanë besimin më të ulët.

"Këto numra të perceptimit dhe të mosbesimit janë një 'shuplakë' për të gjithë ne", shtoi Trajkovska.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend Metju Loson në konferencë tha se Mbretëria e Bashkuar është plotësisht e përkushtuar për të mbështetur Qeverinë në trajtimin e korrupsionit dhe transparencës më të madhe. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR