• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski priti përfaqësues të lartë të administratës amerikane dhe Kongresit në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Uashington

Kovaçevski priti përfaqësues të lartë të administratës amerikane dhe Kongresit në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Uashington

 Uashington, 9 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës në Uashington, mori pjesë në pritjen që u mbajt në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Uashington,   ku ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të administratës amerikane dhe Kongresit, përfshirë kongresmenen Veronika Eskobar, përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së Gabriel Eskobar, ish-ambasadori i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut Filip Riker dhe ambasadorja aktuale e SHBA-ve në Shkup, Angela Ageler, më shumë përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Pentagonit, Këshillit të Sigurisë Nacionale etj.

 

Në pritjen, Kryeministri, siç bëri të ditur pres shërbimi qevritar, në bisedë me zëvendëssekretarin shtetëror të SHBA-ve, Eskobar, vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të në vazhdimësi kultivojnë një dialog politik produktiv dhe kanë një partneritet të fuqishëm strategjik.

 

Kovaçevski shprehu besimin se me ndihmën e SHBA-së do të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura në rajon përmes dialogut, që do të çonte në integrim më të shpejtë në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Kryeministri theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë faktor i stabilitetit në rajon, duke praktikuar politikat e dialogut dhe duke ushqyer marrëdhënie të mira fqinjësore në të ardhmen.

 

Bashkëbiseduesit e pranishëm edhe një herë konfirmuan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe vendet duhet të punojnë me përkushtim në proceset reformuese, duke u kujdesur për marrëdhëniet e mira fqinjësore, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, theksohet në kumtesë.

 

Në një bisedë me kongresmenen Eskobar, Kryetari i Qeverisë shprehu mirënjohjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe inkurajimin e vendit tonë në të gjitha proceset e rëndësishme për përparimin dhe prosperitetin e tij, si në aspektin e brendshëm-politik, të sigurisë, ashtu edhe në plan ndërkombëtar. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR