• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Porositë nga SHBA janë të qarta, VMRO-DPMNE duhet të vendos nëse do t’i bashkohet bllokut evropian

Kovaçevski: Porositë nga SHBA janë të qarta, VMRO-DPMNE duhet të vendos nëse do t’i bashkohet bllokut evropian

Shkup, 14 maj 2023 (MIA) - Porositë nga SHBA-të janë të qarta, është e fortë mbështetja për rrugën evropiane të vendit dhe VMRO-DPMNE do të duhet të vendos nëse do t'i bashkohet bllokut evropian ose do të mbetet peng i Të Majtës, porositi sot kryeministri dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në tribunën e parë tematike “Zgjidhje që bëjnë dallimin”.

"VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski nuk kanë qëndrim, nuk kanë vizion. Nën peng nga E Majta pro-ruse iu përkushtuan vetëm bllokadave, histerisë së lajmeve të rrejshme dhe bllokadave të shtetit. Asgjë tjeter. Prandaj përfaqësuesi i lartë i SHBA-së, Gabriel Eskobar dje dërgoi porosi të qartë se nuk e kërkojnë për Qeverinë tonë, për Kovaçevskin, por kërkojnë të mbështesin rrugën evropiane të vendit. Jam i bindur se VMRO-DPMNE shumë shpejt do të duhet të vendosin nëse do të kapin trenin e fundit dhe do t'i bashkohen bllokut pro-evropian, për Maqedoninë Evropiane e cila është bllok fitues. Ose do të mbetet peng i përqafimeve Të së Majtës proruse në një Bllok anti-evropian i cili është bllok humbës", ka thënë Kovaçevski në tribunën "Zgjidhje që bëjnë dallimin".

 

QËNDRONI TË LIDHUR