• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Po zhvillohen negociata edhe për gazin dhe për të pasur një burim alternativ të energjensave

Kovaçevski: Po zhvillohen negociata edhe për gazin dhe për të pasur një burim alternativ të energjensave
Shkup, 7 tetor 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski apelon qytetarët që të jenë të qetë në këto momente të vështira, sepse, siç thotë, po punojnë 24 orë për të siguruar gjithçka. Kovaçevski sonte në emisionin “Clik Plus” ka ripërsëritur se është e sigurt që të ketë ngrohje në Shkup më 15 tetor dhe theksoi se janë duke u përgatitur dy zgjidhje për të ardhmen, negociatat për blerjen e gazit dhe kanë energji alternative. "Këtë vit bëmë gjithçka që Shkupi të ketë ngrohje më 15 tetor. Nuk ishte e lehtë duke pasur parasysh çmimin jashtëzakonisht të lartë të gazit, por duke marrë parasysh uljen afatshkurtër të çmimit të gazit dhe kontratën që Makpetrol ka me një furnizues me të cilin punon tradicionalisht, deri në fund të tetorit është siguruar sasia për punën e ngrohtores. Normalisht për të ardhmen përgatiten dy zgjidhje, po negociohet edhe për gazin, por edhe për të pasur energji alternative që mund të përdoret nëse nuk ka gaz, tha Kovaçevski. Ai theksoi se problem nuk është vetëm çmimi i gazit, por edhe disponueshmëria e tij, por po bëhet gjithçka që ngrohja me energji elektrike të funksionojë gjatë gjithë dimrit. "Problemi është se nuk është vetëm çmimi i gazit, por problem bëhet edhe disponueshmëria, sepse ju e dini që praktikisht ka pasur një devijim të gazsjellësit "Nortsrim", i cili ka ulur dërgesat, pastaj shpesh ka një ulje të fluksit të gazit për vendet e Evropës Perëndimore, sasia qe kalon ne TAP nga Azerbajxhani përdorët e gjitha ne Itali dhe ne Greqi dhe një pjese ne Bullgari sepse këto janë kontrata qe kane mbi 10 vjet, po bëjmë gjithçka qe ngrohja të punojë gjatë gjithë dimrit, tha Kovaçevski. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR