• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Pashkët janë kohë e përtëritjes, shpresave dhe fillimeve të reja që sjellin përparim dhe zhvillim

Kovaçevski: Pashkët janë kohë e përtëritjes, shpresave dhe fillimeve të reja që sjellin përparim dhe zhvillim

Shkup, 14 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski uroi besimtarët ortodoksë me rastin e festës më të madhe të krishterë Pashkëve - Ngjalljes së Krishtit, duke u uruar shëndet, qetësi dhe paqe.

Në urimin e postuar në profilin e tij në Fejsbuk, Kovaçevski thekson se Pashkët janë kohë e ripërtëritjes dhe shpresave dhe fillimeve të reja që sjellin përparim dhe zhvillim. 

 "Pashkët janë  një kohë e ripërtëritjes dhe shpresës. Koha e ndryshimeve dhe e fillimeve të reja që sjellin përparim dhe zhvillim. Koha kur bashkimi dhe kujdesi për njëri-tjetrin na jep forcë për t'u përballuar të gjitha sfidat që qëndrojnë para nesh dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe më të mirë për të gjithë. Në këto festa të Pashkëve ju uroj juve dhe familjeve tuaja shumë shëndet, qetësi dhe paqe. Gëzuar Pashkët! Qofshi gjallë e shëndoshë!”, thotë në urim Kovaçevski. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR