• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski paralajmëroi se pyetjet e radhës për deputetë do të përgjigjen me shkrim për shkak të ofendimeve ndaj anëtarëve të Qeverisë

Kovaçevski paralajmëroi se pyetjet e radhës për deputetë do të përgjigjen me shkrim për shkak të ofendimeve ndaj anëtarëve të Qeverisë

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski sot pasdite në foltoren e Kuvendit paralajmëroi se pyetjet e deputetëve që do të pasojnë më tej do të përgjigjen me shkrim për shkak të ofendimeve nga deputetët opozitarë ndaj anëtarëve të Qeverisë gjatë seancës së sotme të 119-të të Kuvendit.

"Kërkoj në koordinimin e radhës të shqyrtohet çështja për ofendimet e llojit më të ulët nga deputetët që iu drejtohen anëtarëve të Qeverisë. Ministrat janë në pozitë të pabarabartë, duke e pasur parasysh atë se një deputet sipas rregullores dhe ligjit, mund të thojë çfarëdo ofendimesh personale ndaj një anëtari të Qeverisë, se ai nuk mund të përgjigjet, ndërsa nëse përgjigjet, duke mos e pasur imunitetin e deputetit të paditet në gjykatë. Dhe prandaj në pyetjet e ardhshme të deputetëve, të gjitha pyetjet do të përgjigjen me shkrim", potencoi kryeministri Kovaçevski.

Ai kërkoi që të sigurohet Kodi etik i sjelljes në Kuvend dhe të luten deputetët që të sillen sipas tij.

"Askush nuk është i obliguar të vijë këtu dhe të durojë ofendime të llojit më të ulët, edhe nga foltorja edhe duke hedhur fjalë nga vendi, më pas të gjithë ministrat u drejtohen anëtarëve të parlamentit me respekt dhe me përgjigjen ndaj pyetjeve të tyre", tha Kovaçevski.

Anëtarët e Qeverisë shkurt pas kësaj e braktisën seancën pasi deputetja Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE në opozitë, në fjalën procedurave shprehu fjalë ofenduese ndaj anëtarëve dhe kryetarit të Qeverisë.

 "Kush jeni ju ta thoni këtë? A e dini ju pse jeni këtu? Pasi këtu ka rregullore. Këtu nuk jeni sepse ne duam t'ju shohim dhe t'ju dëgjojmë si "thoni gjepura", këtu jeni pasi Rregullorja e kërkon këtë", tha Stojanovska, pas së cilës pasoi braktisja e seancës nga përfaqësuesit e Qeverisë.

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR