• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Përgjigja kishte të bëjë në temën, dhe nuk është kundër gazetarit apo medias

Kovaçevski: Përgjigja kishte të bëjë në temën, dhe nuk është kundër gazetarit apo medias

 Prilep, 14 tetor 2023 (MIA) - Përgjigja aspak nuk ishte dedikuar ndaj gazetarit, apo ndaj televizionit, apo ndaj ndonjë medias, sepse përgjigjet e mia janë ndaj pyetjes. Konsideroj se ministri Bytyqi ka vepruar mirë dhe e mbështes në atë që e ka bërë, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetar i LSDM-së, i cili mori pjesë në tubimin mbarkombëtar në manastirin "Shën Dimitria" në Sellcë të Prilepit.

Ai u përgjigj  pyetjes së gazetarëve për situatën në konferencën e djeshme për shtyp në Shkup, kur zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i braktisi deklaratat pasi një gazetar e pyeti kryeministrin "A mbesin në qëndrimin se nuk do të ketë zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale dhe a janë gati si qeveri, nëse zgjedhjet nuk kanë sukses i gjithë shteti do të jetë në duart e partisë politike BDI". U pyet gjithashtu nëse do të kërkojë falje. 

 "Lidhur me ditën e  djeshme ka pasur konferencë për shtyp në të cilën janë përgjigjur pyetjeve. Përgjigja nuk është drejtuar personalisht as ndaj gazetarit apo ndonjë media, por i drejtohej temës që u parashtrua.  Këtu iu referova asaj që u tha në fjalimin tim të 11 tetorit në Kumanovë, ku thashë se në shtetin tonë kemi ndërtuar një shoqëri multietnike, një shoqëri për të gjithë, kemi ndërtuar një bashkëjetesë që  mundëson çdo individi, pa dallim të përkatësisë etnike, kombëtare, fetare apo ndonjë përkatësie për të qenë në gjendje të planifikojë, ta zhvillojë kapacitetin e tij personal, profesional dhe karrierën e tij. Konsideroj se është një përfitim i madh. Fatmir Bytyqi është shqiptar, por në të njëjtën kohë është edhe zëvendëskryeministër i Qeverisë, i propozuar nga LSDM-ja. Ai është zëvendëskryeministri im. Nuk është zëvendëskryeministër sepse është shqiptar, por sepse "si-vi"-ja e tij është një nga më të mirët në fushën e ekonomisë në gjeneratën time dhe në disa gjenerata të ekonomistëve. Ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka kaluar trajnime të larta dhe konsideroj  se parashtrimi i pyetjeve nëse ndonjë pjesëtar i ndonjë bashkësie etnike mund të kryejë një funksion të caktuar nuk është korrekt", deklaroi Kovaçevski.

 Kryeministri theksoi se shteti në pikëpamje të lirisë së mediave është në vendin e 38-të, në krahasim me vendin e 120-të në periudhën e mëparshme në një regjim 11-vjeçar tërësisht jodemokratik. Ai në theksom të drejtpërdrejtë të, siç tha, përhapjen e tensioneve në bazë nacionale nga dy partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe e Majta, parashtroi edhe pyetje të drejtpërdrejtë liderit të VMRO-DPMNE-së.

 

 

 Ai dërgoi një mesazh për rëndësinë e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, duke theksuar se të gjitha ministritë  për momentin punojnë për ta kaluar dimrin e vështirë që na pret  në pikëpamje  të kontrolllit të energjisë dhe çmimeve të prodhimeve.

Foto: MIA, LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR