• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski për tubimin e BDI-së: Ato janë aktivitete normale që i bën çdo parti politike

Kovaçevski për tubimin e BDI-së: Ato janë aktivitete normale që i bën çdo parti politike

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Dua t'i dëshiroj sukses tribunës interne që e ka BDI-ja, ato janë aktivitete normale që i bën çdo parti politike, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me tubimin që sonte do ta mbajë BDI-ja në Çair.

"Aktivitete të këtilla gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 i bën edhe partia jonë politike, LSDM-ja kur kishim 70 tribuna, të cilat përfunduan me një tribunë të madhe me mbi 11 mijë njerëz", tha Kovaçevski pas ngjarjes me rastin e shënimit të 78 vjetorit të Kryqit të Kuq. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR