• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski për Slloboden Peaçat: Me masat antikrizë mbrojtëm standardin e qytetarëve

Kovaçevski për Slloboden Peaçat: Me masat antikrizë mbrojtëm standardin e qytetarëve

Shkup, 25 dhjetor 2023

Qeveria tregoi se di të përballet me sfidat dhe përmes masave të miratuara antikrizë kemi mbrojtur standarin e qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën e sotme për Slloboden Peçat.

Kryeministri Kovaçevski në intervistën theksoi se vetëm në tre vitet e fundit janë realizuar 2,6 miliardë euro transferta tek qytetarët.

“Ne jemi një vend që kemi përjetuar shumë periudha krize gjatë historisë, por si tre, katër vitet e fundit që kemi pasur kriza të njëpasnjëshme, fillimisht kriza shëndetësore, pastaj kriza energjitike, kriza ekonomike, kriza të tilla rrallë ka pasur. Nuk ka pasur kurrë pas Luftës së Dytë Botërore. Por si qeveri, ne kemi treguar se dimë të përballemi me këto sfida dhe përballë një krize të tillë, fillimisht kemi siguruar masa antikrizë për më të cenuarit. Nëntë pako masash antikrizë. Këto masa antikrizë, si kurrë më parë në asnjë vend u drejtohen vërtet atyre që kanë më shumë nevojë. Vetëm në tre vitet e fundit kemi pasur 2,6 miliardë euro transferta për qytetarët dhe kompanitë dhe në të njëjtën kohë kemi treguar se mund ta ruajmë ekonominë dhe njëkohësisht të sigurojmë rritjen e ekonomisë për vitin e ardhshëm”, tha kryeministri Kovaçevski.

Pakoja e nëntë e masave antikrizë është në vlerë prej 662 miliardë euro dhe përmban masa për të gjithë ata që kanë më shumë nevojë, përkatësisht nxënësit, studentët, kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, pensionistët, fermerët, kompanitë.

 Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski në intervistën theksoi se masat antikrizë kanë rezultate të dukshme në ekonomi. Për vitin e ardhshëm 2024, rritja e parashikuar e ekonomisë është 3, 4%, tha kryeministri Kovaçevski në intervistën për Slloboden Peçat.

Foto: Qeveria 

Sektori për marrëdhënie me opinionin 

Sekretariati i përgjithshëm

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR