• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski për RTV Sllovenia: Vendimet e mëdha dhe strategjike gjithmonë sjellin përfitim për qytetarët

Kovaçevski për RTV Sllovenia: Vendimet e mëdha dhe strategjike gjithmonë sjellin përfitim për qytetarët

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Ne deri më tani kemi marrë një sërë vendimesh të vështira, duke filluar nga viti 2001 me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, pastaj me Marrëveshjen e Prespës, me Marrëveshjen me Greqinë, si dhe me pranimin e kornizës së negociatave dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Mund të them se pas gjithë atyre marrëveshjeve, Maqedonia e Veriut gjithmonë doli fituese”, tha Kryeministri Kovacevski në intervistë për RTV Sllovenia.

Ai theksoi se pas Marrëveshjes së Ohrit ne kemi një shtet të ndërtuar mbi parimet e një shoqërie demokratike ku çdo bashkësi etnike, çdo qytetar ka mundësi të barabarta për zhvillim personal dhe profesional; pas marrëveshjes së Prespës, ne u bëmë vend anëtar i NATO-s dhe tani e shohim rëndësinë e anëtarësimit në NATO; Pas pranimit të kornizës negociuese, filluam bisedimet me BE-në, pas 17 vitesh pritje.

"Gjegjësisht, vendimet e mëdha dhe strategjike gjithmonë janë në dobi të qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, mbështetja e Maqedonisë së Veriut në aspiratat e saj për anëtarësim të plotë në BE, nga miqtë e NATO-s dhe BE-së është e një rëndësie të madhe.

“Maqedonia e Veriut është një shtet që në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, duhej të merrte ndoshta vendimet më të vështira në krahasim me të gjitha vendet e tjera që iu bashkuan NATO-s dhe BE-së. Lirisht mund të them se ato vendime shkaktojnë mundim në shumicën e popullit tonë, por edhe tek unë. Unë i ndaj ato ndjenja. Por nga ana tjetër, ne si vend nuk kemi alternativë tjetër. Alternativa e vetme për Maqedoninë e Veriut dhe ajo që përshkruhet në dokumentet strategjike të vendit tonë është integrimi në NATO dhe integrimi në BE”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në intervistë, Kovaçevski theksoi se "kanë marrë një kornizë negociuese me një gjuhë të pastër maqedonase, me një identitet të mbrojtur të maqedonasve, me të gjitha tiparet kulturore dhe të tjera që e shënjojnë një komb dhe me këtë mund të fillojmë bisedimet me BE-në”.

"Qeveria stabile politike është gjithmonë e mirë për çdo vend”, shtoi ai.

Kryeministri Kovaçevski tha se vendet e rajonit, veçanërisht vendet anëtare të BE-së, kanë obligim që të promovojnë vlerat evropiane ndër vendet e tjera të rajonit, sepse rajoni duhet të ecë përpara.

“Dhe vetëm me vullnet politik, bashkëpunim dhe mirëkuptim institucional ndërmjet shteteve mund të ecim përpara”, vlerësoi Kovaçevski në inervistë për RTV Sllovenia.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha se anëtarësimi në BE nuk është proces i një personi, i një qeverie, i një partie politike, por është proces i gjithë shoqërisë dhe të gjithë faktorëve politikë në vend.

“Ky është një proces strategjik nga i cili varet e ardhmja e gjeneratave aktuale dhe të ardhshme të maqedonasve. Qytetarët tanë duan, e meritojnë të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së, por të jetojnë në vendlindje, jo të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së jashtë vendit të tyre. Prandaj mendoj se ky është një vendim që duhet ta marrin të gjitha partitë politike në vend që janë për rrugën evropiane dhe për integrimin evropian të vendit”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Lidhur me mundësinë për marrëveshje me opozitën, Kryeministri Kovaçevski tha se do të hapet procesi i përgatitjes së amendamenteve kushtetuese, i cili do të jetë pjesë e punës së një grupi punues të formuar në Ministrinë e Drejtësisë, ku ekspertët më të mëdhenj të vendit në ligjin kushtetues dhe përfaqësuesit e partive politike do të përgatisin amendamentet.

“Do të ketë një diskutim të gjerë mes komunitetit të biznesit, komunitetit akademik, sektorit joqeveritar, mediave, në mënyrë që të gjithë qytetarët të informohen dhe më pas përmes një diskutimi parlamentar jam i bindur se Maqedonia e Veriut do të ketë demokraci dhe kapacitet vizionar për ta marrë këtë vendim, me të cilin do të vazhdojmë drejt integrimeve evropiane”, vlerësoi Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri e theksoi edhe rëndësinë e Republikës së Sllovenisë në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në zhvillimin e vendit.

“Sllovenia gjithmonë ka avokuar për integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe besoj se roli udhëheqës që ka Sllovenia në këtë rajon do të rezultojë përfundimisht në integrimin e të gjithë rajonit në BE, siç është angazhimi e Sllovenisë, të kryeministrit Golob, te ministrja e Jashtme Fajon, Presidentja Pirc Musar, ish-presidenti Pahor. Me të vërtetë, ata kanë një rol të rëndësishëm për integrimin evropian të rajonit”, vlerësoi Kovaçevski.

Në të njëjtën kohë, siç theksoi kryeministri, Sllovenia është një nga miqtë më të mirë të Maqedonisë së Veriut, që nga dita e pavarësisë dhe shpalljes së pavarësisë dhe gjatë 31 viteve të fundit që kur kemi vendosur marrëdhënie diplomatike, Sllovenia ka marrë pjesë në të gjitha proceset zhvillimore të shtetit, nëpërmjet asistencës së projekteve, ndihmës në dije, nëpërmjet projekteve të binjakëzimit dhe ndihmës financiare, si dhe në fushën e ekonomisë.

“Sllovenia është partneri ynë i pestë strategjik sa i përket tregtisë, por edhe investimeve – 7% e investimeve të huaja direkte në Maqedoninë e Veriut janë nga Sllovenia. 2500 qytetarë tanë punojnë në kompani sllovene në Maqedoninë e Veriut, kompanitë e sigurimeve, bankat janë pjesë e kompanive sllovene. “Sllovenia i ka dhënë ndihmë Maqedonisë së Veriut në shumë prej 40 milionë euro për një sërë projektesh zhvillimore, që është mbështetje konkrete në përparimin e vendit tonë”, tha kryeministri Kovaçevski në intervistën për RTV Sllovenia. bsh/

Фото: Влада

QËNDRONI TË LIDHUR