Kovaçevski: Për momentin nuk ka paralajmërime për ndonjë ndryshim në përbërjen qeveritare
- Post By Fami Bajrami
- 12:17, 8 tetor, 2022

Shkup, 8 tetor 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se për momentin nuk ka asnjë paralajmërim për ndonjë ndryshim në përbërjen qeveritare.
Sipas tij, BDI më 15 tetor ka paralajmëruar zgjedhjen e kryesisë.
“Unë e di se BDI më 15 tetor ka paralajmëruar zgjedhje të kryesisë, por nuk ka asnjë paralajmërim për momentin për ndonjë ndryshim në përbërjen qeveritare”, theksoi Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse pret ndryshime në strukturën qeveritare pas paralajmërimeve të BDI-së për reformim brendapartiak.