• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski për MIA-n: Problemi me Fondin e Shëndetësisë do të tejkalohet, ka para për paga për punonjësit shëndetësorë

Kovaçevski për MIA-n: Problemi me Fondin e Shëndetësisë do të tejkalohet, ka para për paga për punonjësit  shëndetësorë

Munih, 19 shkurt 2023 (MIA) - Problemi me sulmin e hakerëve në Fondin e Sigurimit Shëndetësor do të zgjidhet.  Në të ditëe natë po punojnë ekspertë vendas dhe të vendeve-anëtare të NATO-s, thekson kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për MIA-n, dhënë pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Të dhënat personale të qytetarëve, siç thekson, janë të mbrojtura dhe apelon për qetësi, ndërsa po bëhen edhe përpjekje që t'u paguhen pagat e punonjësve shëndetësorë. Para në Buxhet  për pagesën e pagave ka, është kategorik Kovaçevski.

"E kuptoj revoltën e punonjësve të shëndetësisë. Fillimsht,  pati informacione se nuk kishte para në Buxhet. Para në Buxhet ka edhe në Fondin e Shëndetësisë edhe në buxhetin qendror, megjithatë duke pasur parasysh mënyrën se si paguhen pagat dhe duke pasur parasysh sulmin kibernetik që po ndodh, kjo nuk ishte e mundur të bëhet ditëve të fundit. Ne kemi punuar së bashku me Ministrinë e Financave dhe me të punësuarit në Arkë  që kjo të bëhet nga arka qendrore, që është një çështje e komplikuar, por që po punohet", thotë Kovaçevski.

 

Sulmet e tilla të hakerëve, siç thekson, janë pjesë e luftës hibride që po bëhet si një mënyrë e re lufte dhe ndaj saj nuk janë imune as shtetet e tjera. Qëllimi është të bllokohen sistemet kyçe vitale në shtete me orientim perëndimor dhe të sjellin shqetësim mes qytetarëve.

Në intervistë, Kovaçevski shpreh falënderim për ekspertët që përballen me këto sulme kibernetike dhe paralajmëron se personalisht do të angazhohet që ndonjëri  prej tyre t'i jepet çmim shtetëror. ar/

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR