• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski për MIA-n: Nuk kam ardhur të bind askënd për asgjë, të gjithë kanë përgjegjësi për vendimet që merren

Kovaçevski për MIA-n: Nuk kam ardhur të bind askënd për asgjë, të gjithë kanë përgjegjësi për vendimet që merren

Ohër, 18 mars 2023 (MIA) -  Unë nuk jam politikan që kam ardhur për të bindur apo për të dekurajuar dikë për diçka, meqë të gjithë duhet të ketë vizion dhe përgjegjësi të qartë në lidhje me vendimet që duhet të merren, thekson kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA-n, duke shfaqur shpresë se edhe në opozitë ka një kapacitet demokratik, ka njerëz që besojnë në të ardhmen evropiane të shtetit.

"Ka vendime që janë strategjike për shtetin, që duhet t'i mbështesin të gjitha partitë politike. Kjo është bërë shumë qartë në të kaluarën përmes shembujve të vendeve të tjera. Ja, të marrim shembullin e Kroacisë, ose të marrim shembullin e Sllovenisë, që gjithashtu merrnin vendime strategjike me konsensus të gjerë shtetëror, që nuk kanë qenë pjesë e debatit politik ditor që zhvillohej në ato shoqëri dhe për këtë arsye aderuar shpejt dhe në mënyrë cilësore drejt Bashkimit Evropian", shprehet kryeministri.

Ai bën të ditur se ndryshimet kushtetuese janë proces që parashikohet në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën në shtetin tonë dhe se në marrjen e këtyre vendimeve duhet të marrin pjesë të gjithë, duke përfshirë edhe opozitën.

"Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është formuar grup pune për ndryshimet kushtetuese, në të cilin do të marrin pjesë ekspertë të së drejtës kushtetuese, por në të cilin do të ftohen të marrin pjesë edhe ekspertë nga partitë opozitare, ashtu si në ditën e parën të fillimit të bisedimeve në fazën e parë të skriningut, janë ftuar përfaqësues nga opozita për të marrë pjesë në të gjitha grupet e punës", theksoi kryeministri Kovaçevski.

Foto: MIA

Ai thekson se nuk mjafton vetëm mbështetja deklarative e një qëllimi të caktuar, por duhet vepruar me hapa, me vendime, me vendosmëri dhe të sigurohet e ardhme evropiane për të gjithë qytetarët tanë.

Siç tha kryeministri Kovaçevski, Këshilli për Stabilizim Asociim në mbledhjen e djeshme në Shkup  dërgoi mesazhe shumë të qarta se shteti ynë po përparon në procesin e integrimeve evropiane.

"Sigurisht, çdo vend që aderon në Bashkimin Evropian ka detyrime që duhet t'i përmbushë. Një nga detyrimet që është përpara nesh është sigurisht miratimi i amendamenteve kushtetuese që janë pjesë e kornizës së bisedimeve dhe që janë vetëm një nga vendimet që duhet të miratohen me dy të tretat në Kuvend. Para nesh do të ketë edhe vendime të tjera që merren nga dy të tretat në Kuvend, e kjo ka të bëjë me reformat në sundimin e së drejtës, reformat në sundimin e institucioneve demokratike, reformat në administratën publike, si dhe Planin e veprimit për avancimin e të drejtave të pakicave, që për momentin te ne është në nivelin më të lartë të mundshëm në krahasim me çdo shtet tjetër në Evropë", tha Kovaçevski.

Duke iu referuar dialogut të sotëm të nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Kovaçevski thekson fakti që është nikoqire e një takimi të tillë është konfirmimi më i madh se Maqedonia e Veriut në këtë moment është faktor i stabilitetit në Ballkan dhe këtë e kemi konfirmuar përmes anëtarësimit në NATO, përmes hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe për faktin se shteti ynë, ndoshta në vitin më të vështirë për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, është vendi kryesues i OSBE-së, organizatës më të madhe rajonale të sigurisë.

Foto: MIA

“Ky është një nder i madh, por edhe përgjegjësi për shtetin tonë që të jemi nikoqir i bisedimeve që zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga kryeministri i Kosovës, z. Kurti dhe presidenti i Serbisë z. Vuçiq, normalisht me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presim që bisedimet të zhvillohen në një frymë të mirë dhe të cilat zhvillohen praktikisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që në fund të fundit duhet të rezultojnë me integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian", tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, në intervistën për MIA-n, ka folur edhe për efektet e masave ekonomike që po ndërmerr Qeveria për t'i ndihmuar qytetarët të përballen më lehtë me krizën ekonomike dhe energjetike.

Kryeministër, ju jeni nikoqir i takimit Beograd-Prishtinë në kuadër të dialogut për zgjidhjen e kontestit. Këtu janë lehtësuesit e BE-së dhe amerikanë dhe liderët e Serbisë dhe Kosovës. A e ndjeni këtë si privilegj, besim edhe nga ana e negociatorëve, por edhe nga ana e Beogradit dhe Prishtinës? 

Faleminderit që më ftuat të jem i ftuar në intervistën tuaj. “Ky është një nder i madh, mirëpo edhe përgjegjësi për shtetin tonë që të jemi nikoqir i bisedimeve që zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga kryeministri i Kosovës, z. Kurti dhe presidenti i Serbisë z. Vuçiq, normalisht me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është konfirmimi më i madh se Maqedonia e Veriut është aktualisht faktor i stabilitetit në Ballkan dhe këtë e kemi konfirmuar përmes anëtarësimit tonë në NATO, përmes hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe përmes faktit se shteti ynë, në ndoshta vitin më të vështirë për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore është vendi që kryeson OSBE-në, organizatën më të madhe rajonale të sigurisë.

Foto: MIA

Kjo është me siguri me rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin tonë, duke marrë parasysh se ne jemi shembull që përmes dialogut dhe mjeteve diplomatike në shekullin e 21-të duhet të zgjidhen sfidat ndërmjet shteteve fqinje.

Ne presim që bisedimet të zhvillohen në një frymë të mirë dhe të cilat zhvillohen praktikisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që në fund duhet të rezultojnë me integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut definitivisht nuk është e izoluar. Përkundrazi, dje për herë të parë në Shkup është mbajtur mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit. Porositë nga atje janë të gjitha optimiste dhe në këtë proces të gjithë duhet të punojnë në procesin e BE-së. Borel konfirmoi se ndihmë është dhënë edhe në pakon e ekonomisë dhe energjetikës, tani për herë të parë është përmendur edhe në mbrojtje. Përkujtoi edhe se ne duhet të përmbushim detyrimet tona. A mund t'i realizojmë ato? 

Fillimisht, po ashtu edhe një konfirmim, përveç faktit se sot jemi nikoqir i dialogut Beograd-Prishtinë dhe se dje në Shkup është mbajtur mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, takimi i parë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit është mbajtur 22 vite më parë në Bruksel dhe për herë të parë tani pas 22 vitesh, pas 17 vitesh pritje për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, për herë të parë Këshilli mbahet në Shkup.

Foto: MIA

Këshilli dërgoi porosi shumë të qarta se shteti ynë po përparon në procesin e integrimit evropian. Ne biseduam në detaje për gjithë atë që e kemi bërë gjatë vitit të kaluar. Ndërsa viti i kaluar në fushën e integrimeve evropiane ka qenë një nga më të suksesshmit për ne. Pas 17 vitesh pritje, arritëm të fillojmë bisedimet me Bashkimin Evropian, të mbajmë Konferencën e parë ndërqeveritare, vitin e kaluar në tetor e nënshkruam Marrëveshjen me FRONTEKS-in, ku për herë të parë gjuha maqedonase së bashku me të gjitha 24 gjuhët tjera të Bashkimit Evropian qëndron në marrëveshjen e njëjtë të nënshkruar mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. E kemi konstatuar progresin në të gjitha fushat në të cilat po bëhen reforma, tashmë 45 për qind e legjislacionit tonë është i harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ne e shqyrtuam Raportin në lidhje me procesin e shqyrtimit që po zhvillohet dhe për të cilin e shprehën pozitivisht të gjithë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që ishin të pranishëm në Shkup, të kryesuar nga nënkryetari i Komisionit Evropian. Gjithashtu, janë dërguar mesazhe porosi shumë të qarta në raport me atë se ne kemi kornizë të qartë të bisedimeve që është miratuar nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe se bisedimet tona po zhvillohen brenda atij kuadri negociator dhe duke u bazuar në kriteret që rrjedhin nga kriteret për aderim në Bashkimin Evropian.

Sigurisht, çdo vend që aderon në Bashkimin Evropian ka detyrime që duhet t'i përmbushë. Një nga detyrimet që kemi përpara është sigurisht miratimi i amendamenteve kushtetuese që janë pjesë e kornizës së bisedimeve dhe që janë vetëm një nga vendimet që duhet të merren me dy të tretat në Kuvend. Para nesh do të ketë edhe vendime të tjera që merren me dy të tretat e Kuvendit, dhe kjo ka të bëjë me reformat në sundimin e së drejtës, reformat në sundimin e institucioneve demokratike, reformat në administratën publike, si dhe Planin e veprimit për avancimin e të drejtave të pakicave, që aktualisht te ne është në nivelin më të lartë të mundshëm krahasuar me çdo shtet tjetër në Evropë. Të gjitha partitë politike, u tha qartë, se duhet të marrin përgjegjësinë që kanë dhe së bashku të marrim vendimet e nevojshme që shteti të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian në vitin 2030.

Në fund të fundit, është evidente se BE-ja nuk po na bllokon. Ndryshimet kushtetuese janë detyrim ndaj BE-së, e jo ndaj Sofjes. Si do të arrini shumicën prej dy të tretash, si do ta bindni opozitën dhe çfarë nëse nuk e bindni? 

Foto: MIA

Unë nuk jam një politikan që kam ardhur për të bindur apo për të dekurajuar dikë për diçka. Të gjithë duhet të kenë vizion dhe përgjegjësi të qartë në lidhje me vendimet që duhet të merren. Ka vendime strategjike për vendin, të cilat duhet t'i mbështesin të gjitha partitë politike. Kjo përmes shembujve të shteteve të tjera është bërë shumë qartë në të kaluarën . Ja, të marrim shembullin e Kroacisë, ose të marrim shembullin e Sllovenisë, që gjithashtu merrnin vendime strategjike me konsensus të gjerë shtetëror, që nuk kanë qenë pjesë e debatit politik ditor që zhvillohej në ato shoqëri dhe për këtë arsye aderuar shpejt dhe në mënyrë cilësore drejt Bashkimit Evropian", shprehet kryeministri.

Ndryshimet kushtetuese janë proces që parashikohet në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën në shtetin tonë. Unë kam thirrur tashmë disa ditë më parë konferencë për media që të gjithë të marrin pjesë në miratimin e këtyre vendimeve, duke përfshirë edhe opozitën. Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është krijuar grupi i punës për ndryshimet kushtetuese, në të cilin do të marrin pjesë ekspertë të së drejtës kushtetuese, por në të cilin do të ftohen të marrin pjesë edhe ekspertë nga partitë opozitare, ashtu si në ditën e parë të fillimit të bisedimeve në fazën e parë të skriningut janë ftuar përfaqësues të opozitës që të merrnin pjesë në të gjitha grupet e punës. Fatkeqësisht, atëherë e refuzuan këtë, por konsideroj se edhe te opozita ka kapacitete demokratike, ka njerëz që besojnë në të ardhmen evropiane të shtetit. Nuk mjafton vetëm të mbështetet deklarativisht për qëllim të caktuar, por duhet të veprohet me hapa, me vendime, me vendosmëri dhe të sigurojë e ardhme evropiane për të gjithë qytetarët tanë të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

A janë efektive masat e ndërmarra nga Qeveria? 

Që nga fillimi i krizës ekonomike dhe energjetike, qeveria ka ndërmarrë masa në kohë dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me mbrojtjen e standardit të qytetarëve, veçanërisht të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, si dhe dhënien e masave që mbrojnë likuiditetin e kompanive. Ne që nga fillimi i vitit të kaluar kemi miratuar masa në vlerë prej 860 milionë eurosh, të cilat sipas Bankës Botërore janë vlerësuar si pakoja më e madhe e masave kundër krizës në raport me të gjitha shtetet e rajonit. Me këtë kemi siguruar çmim pesë herë më të ulët të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët, nuk kemi lejuar goditje çmimi. Gjithashtu, kemi siguruar çmim trefish më të ulët të energjisë elektrike për tregun e rregulluar, respektivisht për 73 mijë kompani që punësojnë 98 për qind të punëtorëve në vend kemi ofruar çmim të subvencionuar të energjisë elektrike për industrinë ushqimore në prodhimin e produkteve themelore ushqimore, si dhe për shkollat me qëllim të mbajtjes së pandërprerë të mësimit dhe për ndërmarrjet komunale për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë në të gjitha komunat.

Foto: MIA

Përveç kësaj, masat sistematike që i ndërmorëm gjatë vitit 2022 na mundësuan që edhe këtë vit të kemi rritje minimale të pagës. Paga minimale aktualisht është 20.175 denarë, që nëse e krahasojmë me pagën minimale që ishte  qeverisjen e kaluar të VMRO-DPMNE-së ishte 8.000 denarë, është rritje e shumëfishtë. Nëse më parë nevojiteshin katër paga minimale e gjysmë për të plotësuar një shportë konsumatore, tani nevojiten 2.1 paga minimale për të plotësuar nevojën e një shporte konsumatore sindikale për një familje me katër anëtarë.

Edhe në fushën e pensioneve kemi bërë rritje historike të pensioneve. Vetëm kjo e fundit sipas metodologjisë së re, e cila do të jetë e vlefshme nga ky muaj, është rritja e pensioneve për 8.4 për qind. Kjo do të thotë se në një vit kalendarik pensionet janë rritur për  16 për qind. Me rritjen e radhës, që pritet në shtator të këtij viti, pensionet për këtë periudhë do të rriten për 25 për qind, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori.

Sa u përket investimeve, vitin e kaluar shteti ynë ka pasur nivelin më të lartë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja në histori, mbi 700 milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja.

Foto: MIA

Në fushën e infrastrukturës, për një kohë shumë të shkurtër do të nisë ndërtimi i projektit më të madh investues, Korridorit 8 dhe Korridorit 10 e, me vlerë 1.3 miliardë euro, i cili do të hapë mundësi për të gjitha kompanitë tona që janë në fushën e ndërtimtarisë për të marrë pjesë

në atë projekt të madh që do të realizohet nga një prej kompanive më të njohura në botë “Behtel dhe Enka” ku më në fund shteti ynë do të ketë për herë të parë krahas Korridorit 10 edhe Korridorin 8 që do të mundësojë qasje si në portin e Durrësit ashtu edhe në atë të Burgasit.

Në fushën e energjisë, prodhimi i energjisë elektrike nga objektet shtetërore të prodhimit është rritur për 50 për qind, të gjitha janë në funksion dhe prandaj në janar, që të gjithë skeptikët dhe kritikët mendonin se do të ishte kolapsi i sistemit energjetik në shtetin tonë ne praktikisht kemi pasur teprica dhe eksporte të energjisë elektrike.

Krahas kësaj, ne e shfrytëzuam krizën në mënyrë plotësuese edhe si mundësi për të transformuar sistemin energjetik dhe vetëm nga janari i vitit të kaluar deri në fund të shkurtit të këtij viti, pra gjatë mandatit të kësaj Qeverie, në shtetin tonë janë prodhuar 182 megavat kapacitete prodhuese të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë.

Ajo që vijon është po ashtu ndërtimi i gazsjellësit me Greqinë me qëllim që të kemi diversifikim edhe në furnizimin me energjensa dhe në këtë mënyrë të sigurojmë pavarësi energjetike dhe tranzicion energjetik për të ardhmen që është para nesh.

Fatime Fazliji 

Foto dhe Video: Asllan Vishko 

QËNDRONI TË LIDHUR