• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski për MIA-n: Nuk ka alternativë në bashkëpunimin lidhur me çështjet e sigurisë

Kovaçevski për MIA-n: Nuk ka alternativë në bashkëpunimin lidhur me çështjet e sigurisë

Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka qëndrim të qartë në politikën e  jashtme të saj dhe nuk ekzston alternativë në bashkëpunimin ndërkombëtar  lidhur me  çështjet e sigurisë, deklaroi për MIA-n kryeministri Dimitar Kovaçevski  në Munih, ku merr pjesë në  Konferencën e 59-të të Sigurisë në Munih.

Kryeministri shpjegoi se Maqedonia e Veriut është një vend që merr pjesë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, megjithatë edhe të KB-së dhe njëkohësisht kryeson me OSBE-në, duke përmendur këtu edhe moton e kryesimit tonë me Organizatën se jemi të fokusuar tek njerëzit dhe ndaj mbrojtjes dhe sigurisë së tyre. 

 "Kjo shihet edhe nga prioritetet tona, ku prioritet kyç është Ukraina, megjithatë edhe të gjitha fushat e tjera ku ekziston nevojë për përparimin e paqes dhe sigurisë", deklaroi Kovaçevski.

Siç lajmlroi raportusi i MIA-s nga Munihu, kryeministri potencon se Konferenca e sivjetme e Munihut vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndërsa temat kyçe të saj do të jenë siguria në Evropë në dritën e luftës që po zhvillohet në Ukrainë. 

Kryeministri Kovaçevski sot pasdite do të marrë pjesë në panel diskutim në kuadër të Konferencës kushtuar sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe rëndësisë së procesit integrues evropian të rajonit.

Ai përmendi se në panel është paraparë të bisedohet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, por edhe tema më të rëndësishme, si siguria energjetike kibernetike, mbrojtja nga sulmet e hakerëve dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes sa më të madhe edhe të shteteve dhe qytetarëve të tyre. 

 Takimi i parë dypalësh i Kovaçevskit në margjinat e Konferencës është me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa është  planifikuar të takohet me kryeministren e Estonisë Kaja Kalas dhe me disa pjesëmarrës të tjerë në forumim.

"Takimi i parë është me presidentin e Serbisë, Vuçiq, sepse në të vërtetë ekziston një sfidë rajonale që e tejkalonë së bashku Serbia dhe Kosova, së bashku  me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së. Është i rëndësishëm takimi me kryeministrin e Estonisë, sepse bashkë me ta po punojmë në digjitalizimin e shtetit, veçanërisht për vendosjen e ID-së elektronike, që ka nisur  tek ne dhe ku rezultatet kryesore janë nga Estonia, si një nga shtetet më të përparuara. Janë edhe një sërë takimesh të tjera me kryeministra dhe presidentë të shteteve të tjera, me të cilët do të biseojmë për këto tema", tha kryeministri Kovaçevski në një deklaratë për MIA-n. 

Kovaçevski në konferencë e kryeson delegacionin qeveritar, në prbërjen e të cilit është  edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa në cilësi të kryesimit me OSBE-në është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në edicionin e 59-të të Konferencës së Sigurisë së Munihut marrin pjesë më shumë se 450 vendimmarrës të nivelit të lartë dhe liderë të shquar botërorë, duke përfshirë shefa  të shteteve, ministra, njerëz të parë të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, si dhe liderë të biznesit dhe shoqërisë civile. Në fokus të konferencës së Munihut të këtij viti, e cila mbahet nga 17 shkurti deri nesër është ristrukturimi i botës, të shkaktuar kryesisht nga agresioni ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën.ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR