• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski për MIA-n: Kushtëzimi i ndryshimeve kushtetuese me zgjedhje të parakohshme, do të thotë se para çdo reforme do të duhet të shkojmë në zgjedhje

Kovaçevski për MIA-n: Kushtëzimi i ndryshimeve kushtetuese me zgjedhje të parakohshme, do të thotë se para çdo reforme do të duhet të shkojmë në zgjedhje

Munih, 19 shkurt 2023 (MIA) - Ndryshimet  kushtetuese janë vetëm një nga vendimet që shteti duhet t'i marrë në pjesën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për të cilat nevojitet shumicë prej  dy të tretave në Kuvend. Më pas vijojnë reforma në sistemin gjyqësor, reforma në sistemin e prokurorisë,  për të cilat gjithashtu nevojitet një shumicë prej dy të tretave. Nëse ndonjë parti politike e kushtëzon mbështetjen e këtyre reformave me zgjedhje, do të thotë se para çdo reforme do të duhet të shkojmë në zgjedhje, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për MIA-n.

"Prandaj u bëj thirrje të gjitha partive opozitare se procesi i integrimeve evropiane është një proces mbipartiak në të cilin  të gjithë duhet të marrin pjesë, ndërsa debati politik mund të zhvillohet në shumë tema të tjera dhe në ato tema të tjera të humben apo fitohen votat e qytetarëve  për të cilat për çdo zgjedhje të rregullta të ardhshme", thekson Kovaçevski.

Procesi i negociatave, thotë Kovaçevski, nuk është proces i një njeriu, i një Qeverie, i një partie politike, por është proces që do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Duke e komentuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme dhe qëndrimin e tyre për ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski me vlerësim se në dy vitet e fundit kjo parti i ka bllokuar të gjitha proceset dhe se këtë po e bën për të fituar pikë politike.

 

 

 

Ai beson se rikonstruimi i Qeverisë, për të cilin debaton Kuvendi, do të mbështetet dhe se shumica parlamentare do të jetë më e madhe se deri më tani, për të vazhduar me reformat dhe me zbatimin dhe votimin më efikas të ligjeve.

Rikonstruimi i qeverisë, sipas Kovaçevskit, nuk bëhet për individë dhe pozita drejtuese, por me qëllim që Qeverisë  t'i bashkangjitet një parti politike e cila ndan qëndrime të njëjta me shumicën për integrimet evropiane të shtetit.

 Një pjesë e partive, sipas Kovaçevskit, në mënyrë deklarative thonë se janë për BE-në, por praktikisht nuk mbështesin asnjë vendim. Treguesi më i mirë për këtë është votimi për marrëveshjen e FRONTEKS-it. ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR