• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski për Fitër Bajramin: Përmes respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërtojmë një shoqëri të barabartë

Kovaçevski për Fitër Bajramin: Përmes respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërtojmë një shoqëri të barabartë

 Shkup, 21 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ika dërguar telegram me urim kryetarit  të Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema Haxhi Hfz. Shaqir Effendi Fetai, anëtarëve të Rijasetit dhe Myftinive, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam, të cilët po festojnë.

"Ju dërgoj urime të sinqerta për paqe, gëzim dhe mirëqenie për të gjithë dhe në shtëpinë e të gjithëve. Festat janë ditë kur anëtarët e familjeve, fqinjët, miqtë janë bashkë dhe ndajnë respekt, mirëkuptim, solidaritet reciprok. Pikërisht në  këto vlera, ne  së bashku e ndërtojmë edhe  shoqërinë tonë të barabartë për të gjithë qytetarët, duke e promovuar multikulturalizmin si përfitim funksional dhe me këtë veçanti  e integrojmë shtetin në familjen evropiane të popujve dhe shteteve”, shkruan kryeministri urim. 

Në kohë të sfidave të sigurisë dhe ekonomike në kontinentin evropian, siç thekson Kovaçevski, Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull i dobishëm, unik për kultiviin  dhe zhvillimin e traditave, besimeve, komuniteteve të ndryshme. ar/
 

 


 

 


Фото: МИА архива

 

QËNDRONI TË LIDHUR