• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Opozita ka strategji të bllokadës së përhershme, ministri i Drejtësisë nesër me detaje do ta sqarojë ligjin e propozuar për amnisti

Kovaçevski: Opozita ka strategji të bllokadës së përhershme, ministri i Drejtësisë nesër me detaje do ta sqarojë ligjin e propozuar për amnisti

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot duke e komentuar paralajmërimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski se do ta bllokojnë me amendamente ligjin për amnisti, deklaroi se bllokada është strategji e opozitës, të cilën vazhdimisht e zbaton dhe shtoi se nesër në ora 12 ministri i Drejtësisë do të ketë brifing me mediat, në të cilin hollësisht do ta elaborojë ligjin e propozuar.

"Nuk ka zgjidhje në Parlament, të cilën opozita nuk e ka bllokuar. Unë që kur jam pjesë e Qeverisë dhe se pjesë e debatit parlamentar, qoftë si zëvendësministër i Financave, qoftë si kryeministër, strategji  e opozitës është bllokada, kjo u është bërë si spiritus movens e punës së tyre, zgjohen në mëngjes dhe thonë tani unë do të bllokoj. Kjo është diçka në 11 vitet qeverisje e kanë mësuar, që e kanë pasur në vend. Atëherë kemi pasur eurointegrime të bllokuara, kemi pasur NATO integrime të bllokuara, kemi pasur raporte të bllokuara me fqinjët, kemi pasur zhvillim të bllokuar ekonomik", theksoi Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kompaninë "Gorska" shpknjp.

Ai shtoi se që dje ka paralajmëruar se ministri i Drejtësisë do të ketë brifind të detajuar me mediat.

"Nga ajo që e si informacion në zyrën time, besoj se kjo do të ndodhë nesër në orën 12, gjatë së cilës ai do të shpjegojë në detaje ligjin e propozuar për amnistinë, i cili nuk është i pari në vend që miratohet si i tillë, sepse mendoj se në vitin 2018 është miratuar një ligj i tillë që është më kufizues se ai që është miratuar atëherë dhe synimet janë lehtësimi i sistemit të burgjeve dhe sanksionet normale, pra mos lejimi i asnjë lloj amnistie për ata që kanë kryer krime të rënda dhe janë të përcaktuara saktë dhe në detaje në ligj", tha Kovaçevski.

Mickoski, paraprakisht deklaroi sot se VMRO-DPMNE-ja do ta  bllokojë me amendamente ligjin për amnisti, i cili është parashtruar në Kuvend, sepse qëllimi i pushtetit me këtë ligj, siç thotë, është që të lirojnë kriminelë, të cilët vuajnë dënim me burg. mb/

Foto. printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR