• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski - O'Brajan: Maqedonia e Veriut është para monenti kyç që t'i sigurojë perspektivat evropiane, të vazhdojë me hapin e ardhshëm drejt BE-së

Kovaçevski - O'Brajan: Maqedonia e Veriut është para monenti kyç që t'i sigurojë perspektivat evropiane, të vazhdojë me hapin e ardhshëm drejt BE-së

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka mbajtur takim tet-a-tet me ndihmës sekretarin e SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan. 

Pas takimit, siç kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë, është mbajtur edhe takim bilateral, ku mori pjesë edhe Artan Grubi, zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Fatmir Bytyqi, zëvendës kryeministër i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resoreve Ekonomike dhe Investime, Bojan Mariçiq, zëvendës klryeministër për Çështje Evropiane, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes dhe Viktorija Avramovska - Madiq, zëvendës ministre e Drejtësisë.

Në takim është përshëndetur roli konstruktiv i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si kryesuese me OSBE-në, si dhe kontributi i vendit për paqe në kontekst rajonal dhe global.

"Kryeministri Kovaçevski dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, O'Brajan e kanë konfirmuar miqësinë e madhe mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, e cila bazohet në besim të ndërsjellë. U theksua edhe rëndësia e partneritetit strategjik të SHBA-së në përparimin e mëtejshëm të shtetit tonë. U bisedua edhe për çështje aktuale në shtetin tonë, si dhe për çështje të rëndësishme për rajonin më të gjerë", thuhet në kumtesë.

Në takim u potencua se stabiliteti politik ka rëndësi kyçe në proceset reformuese me rëndësi për qytetarët dhe për zhvilimin.

U konstatua se Maqedonia e Veriut me politikat e pjekura dhe vendimet e matura lidershipe, siç thuhet në kumtesë, u bë anëtare e NATO-s dhe tani është para një momenti kthesë që të sigurojë cilësi evropiane të jetesës, siç e meritojnë qytetarët e RMV-së, implementimin funksional të sundimit të së drejtës dhe avancimin e kornizës juridike institucionale në kuadër të procesit të negociatave me BE-në.

"Konkludim i përbashkët nga takimi ishte se është e domosdoshme të gjithë liderët dhe subjektet politike në shtet të kenë parasysh rëndësinë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me hapin e ardhshëm të rrugës drejt BE-së, që do t'i sigurojë perspektivat evropiane të shtetit. Ky është hap që pritet nga Maqedonia e Veriut, si kontribut në  progresin demokratik dhe perspektivat e tërë Ballkanit Perëndimor dhe në favor të stabilitetit dhe sigurisë së kontinentit evropian", kumtuan nga Qeveria e RMV-së. bsh/

Foto dhe video: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR