• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski nuk dha përgjigje nëse ka folur me Ahmetin për rastet me Merkon dhe “Soravia”

Kovaçevski nuk dha përgjigje nëse ka folur me Ahmetin për rastet me Merkon dhe “Soravia”

Shkup, 25 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nuk është përgjigjur nëse ka biseduar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për ngjarjet e fundit me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko që u fut në listën e zezë të SHBA-së dhe akuzat e blerjes së ndërtesës së "Soravias" në qendër të Shkupit nga nipi i tij. Kryeministri urdhëroi që të gjitha pyetjet për çështjen Merko të kërkohen në Prokurori dhe në gjykata.

"Kam pasur deklaratë sa i përket kryetarit të Komunës së Strugës dhe iu kam bërë thirrje të gjitha institucioneve kompetente në kuadër të kompetencave të tyre ligjore që të veprojnë për të bërë gjithçka që është e përcaktuar me ligj. Qeveria nuk është as Prokurori, e as gjykatë. E dyta, më pyesni për nipa të politikanëve të tjerë, për nipin e atij politikani, do ta pyesni atë politikan. Mua mund të më pyesni për nipat e mi", tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para tribunës në Kumanovë. 

Për rastin me Merkon përsëriti se janë serioze pretendimet për të cilat kryetari i Strugës është futur në listën e zezë të SHBA-së.

"Në fund doli se kanë ekzistuar raste në Prokurori. Do të shkoni në Prokurori dhe do i pyesni. Pokuroria është e pavarur, por edhe në gjykata. Aty janë përgjigjet e pyetjeve. Pëgjigjet e pyetjeve nuk janë në Qeveri", tha Kovaçevski. 

Lidhur me kërkesën e Komisionit Antikorrupsion për Ligjin për origjinën e pronës, Kovaçevski tha se për këtë ligj është duke u punuar së bashku me përfaqësues nga BE-ja dhe se kabineti për luftë kundër korrupsionit është i përfshirë edhe në nivel të ekspertizës. Sapo të jetë gati do të dorëzohet", tha Kovaçevski. 

"Por, edhe pa atë ligj, keni procese që kanë ngecur. Aty duhet të kërkohet përgjigja se pse kan ngecur", tha Kovaçevski. 

Ai pohon se gjithçka që i takon Qeverisë, është proceduar dhe se nuk ka mbetur asnjë dokument në Qeveri.

"Çdoherë kur dikush kërkon diçka në Qeveri, çdoherë është dorëzuar. Mos harroni se dy sekretarë të përgjithshëm të Qeverisë janë në gjykatë", tha Kovaçevski. 

Kryeministri përsëri i është drejtuar VMRO-DPMNE-së opozitare me pyetjen se në sirtarin e kujt janë sendet që kanë të bëjnë me ta dhe nëse për një, siç tha ai, "rast më të ri janë paraqitur tek ish-prokurorja... një nga prokurorët që nuk janë në detyrë".

"A ka një çështje që ka kaluar mes tre prokurorëve? Pse janë shëtitur mes tre prokurorëve që të binte tek dikusht që do ta ruante diku? Këto janë pyetjet të cilave duhet t'u përgjigjen ata", tha Kovaçevski. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR