Kovaçevski: Nuk ka pasur asnjë takim në villa "Vodno" për ndryshimet kushtetuese
- Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski pohon se në villa “Vodno” nuk ka pasur asnjë takim për ndryshimet kushtetuese. Akuzat e tilla të bëra dje nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ai i hodhi poshtë si insinuata dhe si gjëra të thëna në tubim që nuk kanë asnjë kontakt me realitetin.
Shkup, 13 prill 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski pohon se në villa “Vodno” nuk ka pasur asnjë takim për ndryshimet kushtetuese. Akuzat e tilla të bëra dje nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ai i hodhi poshtë si insinuata dhe si gjëra të thëna në tubim që nuk kanë asnjë kontakt me realitetin.
"As nuk ka pasur ndonjë takim në villa “Vodno” ku është diskutuar për çfarëdo ndryshime të ndonjë ligji, as nuk është planifikuar ndonjë votim i ndryshimeve kushtetuese me ato amendamente. Me indinjatë i refuzoj këto insinuata", tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.
Kovaçevski përkujtoi se është në proces miratimi i një kodi krejtësisht të ri penal, për të cilin po punohet nga ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë. Ndonëse është interesuar për shkallën e ndryshimeve, ai, siç tha, deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
"Nëse ju kujtohet, ndryshimet ligjore janë paraqitur në Parlament dhe nuk ka pasur asnjë diskutim të vetëm të deputetëve të VMRO-DPMNE-së kundër. Ata siguruan kuorum që ato ndryshime ligjore të miratoheshin, madje shumica e tyre ishin të lumtur, do t'i pyesni ata pse ishin të lumtur, por unë do t'ju kujtoj se ndryshimet ligjore u miratuan në përputhje me legjislacionin evropian në pjesën e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllim të harmonizimit të dispozitave të ligjit me dispozitat e ligjeve të vendeve të tjera, Sllovenisë, Gjermanisë dhe 90 për qind të vendeve anëtare të BE-së dhe Këshillit të Evropës në të cilat nuk ekzistojnë dispozita të përgjithshme për akuzimin e personave dhe paraburgimin e tyre të pacaktuar. Me këtë, Kodi Penal u bë më evropian, ndërsa në Kodin Penal ka mbi 400 dispozita me të cilat mund të falen personat që kanë bërë mëkate sipas çdo ligji në vend, tha Kovaçevski.
Sipas tij, fushata zgjedhore deri më tani është zhvilluar në mënyrë korrekte, pa ofendime personale dhe skualifikime.
"Mendoj se kemi një fushatë demokratike me një njollë që do të duhet të hetohet nga institucionet kompetente dhe i referohet akuzave që i ka publikuar një nga kolegët tuaj gazetarë lidhur me abuzimet që ai ka paraqitur me prova të caktuara. Institucionet duhet të dëshmojnë nëse ato dëshmi janë të vlefshme apo jo në lidhje me keqpërdorimin e shërbimit mediatik kombëtar, për të parë se për çfarë bëhet fjalë", theksoi Kovaçevski.
Në pyetjen se sa herë është takuar me ekspertin izraelit për marketin politik Asaf Eisin, kryetari i LSDM-së është përgjigjur se nuk është takuar vetëm me të, por edhe me shumë PR strategë tjerë.
"Jam takuar me të dhe një duzinë ekspertë të tjerë të marketingut që ofrojnë shërbimet e tyre. Kam takuar shumë PR strategë, disa prej tyre janë nga Maqedonia, disa nga jashtë, sepse gjatë zgjedhjeve shumë prej tyre ofrojnë shërbimet e tyre për partitë politike për fushata. Se cilat agjenci punojnë për LSDM-në, do të jetë shumë e qartë nga kontratat e nënshkruara dhe raportet që secila palë është e obliguar t'i dorëzojë në institucionet audituese. Mund të pyesni edhe partitë tjera politike me kë takohen dhe nëse kanë marrëveshje me ata me të cilët takohen", theksoi Kovaçevski.
Mickoski dje në tubimin zgjedhor në Tetovë tha se gjoja Kovaçevski së bashku me Ali Ahmetin, Artan Grubin dhe Stevo Pendarovskin po bëjnë plan për ndryshime në Kodin Penal për të siguruar shumicën për ndryshimet kushtetuese.
фото: МИА