• e hënë, 30 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk e di krijim i kujt është Palevski, por shihni se kush me të ka dashur të futet në ndërtesën e Qeverisë dhe më bënte gijotinë

Kovaçevski: Nuk e di krijim i kujt është Palevski, por shihni se kush me të ka dashur të futet në ndërtesën e Qeverisë dhe më bënte gijotinë

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në intervistën e sontme për "360 gradë" hodhi poshtë akuzat e opozitares VMRO-DPMNE se "Qeveria e LSDM-së e udhëhequr nga interesat partiake ushqeu një personazh monstruoz si (Lupço) Palevski (Pallço) i cili u shndërrua në Frankeshtajn".

"Nuk e di krijim i kujt është Palevski, por një gjë do të them. Nëse Palevski është i dikujt, atëherë është i atyre që e organizuan për një vit të tërë kur mua më bëhej gijotinë. Kush më bënte gjyq publik vitin e kaluar këtu para Qeverisë? Kush e organizoi hedhjen e bombave të molotovit ndaj Ministrisë së Jashtme? Kush e organizoi turmën që deshi të hynte në ndërtesën e Qeverisë gjatë miratimit të propozimit evropian? Cilët njerëz ishin aty, ju kujtohet? Ju kujtohet se aty ishte edhe Palevski që përmendni edhe kryetari i Të Majtës dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, edhe përfaqësues të mediave dhe një anëtar i Komisionit shtetëror për parandalimin e diskriminimit. Ju kujtohet se disa herë kam thënë se ka agjent të huaja që e financojnë këtë dhe për këtë ju duhet të bëni një intervistë me njerëz të tjerë, jo me mua. Për shembull, me përfaqësues të autoriteteve të sigurisë. Dhe nëse ai Palevski është i dikujt, atëherë është i atyre që e kanë organizuar këtë gjatë gjithë vitit”, tha Kovaçevski.

Në pyetjen se pse Palevski nuk është sanksionuar edhe pse në serinë e veprave penale dhe kundërvajtës në maj të këtij viti është kapur për armëmbajtje pa leje, Kovaçevski tha se këto janë punë të organeve të hetuesisë dhe atyre gjyqësore. Ai gjithashtu theksoi se “po i njëjti grup” ka bërë video të montuara në “Tik-Tok” edhe nga vajza e tij të mitur dhe ka pyetur se çfarë kanë bërë në takime me Pavlevskin vitin e kaluar një ish kryetari i PLD-së dhe sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike.

"Çfarë ka bërë ish kryetari i Partisë Liberal Demokrate në takimet me Lupço Palevskin? Çfarë ka bërë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike në takimet me Lupço Palevskin vitin e kaluar? Çfarë kanë bërë në takime, çfarë kanë biseduar... E kam pyetur presidentin e Francës, (Emanuel) Makron - nëse e di në ambasadën e tij në Shkup se çfarë njerëz pranohen në bisedime", ka thënë kryeministri Kovaçevski.

Lidhur me komentet e opozitës se ka pasur zvarritje të hetimit për vrasjen e dyfishtë, kryeministri Kovaçevski theksoi se opinioni është informuar për rrjedhën e hetimeve dhe se institucionet kompetente në mënyrë profesionale e kanë kryer detyrën.

"Pra, gjithçka që duhej të ishte ndarë si fakt është bërë nga MPB-ja dhe Prokuroria publike. Ndërsa Ministria e Drejtësisë tashmë ka informuar se është duke i përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradim sa më të shpejtë të mundshëm nga Turqia në Maqedoni", tha Kovaçevski.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera politike “dëshirojnë ta përdorin këtë akt për qëllime politike siç kanë bërë në të kaluarën”.

"Mendoj se është absolutisht e pavend që në këtë mënyrë t'i bëhet dëm hetimit, por edhe familjarëve për rastin tragjik. Dhe, siç thash edhe sot në konferencën për shtyp, nëse dikush, përfshirë edhe kryetarët e partive politike kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin dhe hetimin duhet t'i ndajnë menjëherë me Prokurorinë sepse në të kundërtën fshehja e provave është vepër penale", theksoi kryeministri Kovaçevski në intervistën për “360 gradë”.

Foto: 360 gradë

 

QËNDRONI TË LIDHUR