• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski nga Samiti në Bruksel pret që të njihet skriningu i suksesshëm

Kovaçevski nga Samiti në Bruksel pret që të njihet skriningu i suksesshëm

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski shpreson se Maqedonia e Veriut nuk do ta bëjë gabimin e së kaluarës - 17 vite të presë për datën e negociatave, 11 vjet të mos lëviz nga vendi i saj në negociatat me NATO-n dhe BE-ja, për shkak të mos vendosmërisë dhe për shkak të llogaritjeve personale politike të një personi ose një pjese të një partie politike.

Pas fjalimit të sotëm në konferencën "Transparencë dhe llogaridhënie: Çift i përkryer për kthimin e besimit në institucione publike", i pyetur për pritjet nga Samiti në Bruksel dhe nëse Shqipëria do të vazhdojë rrugën pa Maqedoninë e Veriut, ai tha se pret të njihet ajo që bëri shteti në pjesën e skriningut, i cili u mbyll me kapitujt e fundit javën e kaluar.

"Para së gjithash, pres që të njihet ajo që bëri Maqedonia e Veriut në pjesën e skriningut, ndërsa kjo është se patëm një skrining jashtëzakonisht të suksesshëm, të cilin e mbyllëm javën e kaluar së bashku me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq me kapitujt e fundit. Tashmë kanë ardhur raportet nga BE-ja se Maqedonia e Veriut ka mbi 50 për qind përputhshmëri të legjilsacionit me BE-në. Dua të falënderoj edhe njëherë SÇE-në, por edhe të gjitha institucionet e tjera qeveritare, joqeveritare, akademike, oda ekonomike që morën pjesë në mbi 100 takime, një mijë persona numëronte ekipi që praktikisht mbajti 850 prezantime në Bruksel. Ata vërtet e paraqitën vendin në një nivel që është i përshtatshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe që ka hapur negociatat me BE-në dhe siç thashë, siç thanë edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, tani varet nga ne. Ne kemi një vendim që duhet ta marrim në Kuvend, i cili varet nga hapja e kapitujve dhe anëtarësimi në BE", tha Kovaçevski.

Ai vuri në dukje se edhe Shqipëria e kaloi skriningun dhe me shpresë që vendi ynë nuk do mbetet më në pritje.

"Ne filluam me konferencën e parë ndërqeveritare në të njëjtën ditë, kështu që gjithmonë u uroj suksese të gjitha vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në BE, por shpresoj që Maqedonia e Veriut të mos e bëjë të njëjtin gabim që bëri në të kaluarën - 17 të presim për një datë për negociata, 11 vjet të mos lëvizim nga një vend në negociatat me NATO-n dhe BE-në dhe në fund nga një vendi lider që ishte së bashku me Kroacinë, dhe Kroacia tashmë ka futur euron, dhe një pjesë të Shengenit dhe është një anëtar i BE-së të mbesim sërish në pritje për shkak të mungesës së vendosmërisë dhe për shkak të kalkulimeve personale politike të një personi apo një pjese të një partie politike. Dhe prandaj besoj se këtë duhet ta bëjmë si shtet", theksoi Kovaçevski.

Përparësia e vendeve anëtare të Unionit, sipas kryeministrit, është se me hyrjen dyfishojnë Bruto prodhimin e brendshëm, gjë që çon në një standard më të mirë për qytetarët.

Ai kujtoi se përpara se të anëtarësoheshin në BE, Bullgaria, Rumania, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria kishin një standard shumë më të ulët se Maqedonia, e cila ishte pjesë e Federatës Jugosllave.

Lidhur me pyetjen se qytetarët humbasin besimin për shkak se shoqëria është e ngarkuar me vepra kriminale, ai theksoi se të njëjtin problem e kanë pasur të gjithë ata që kanë dalë nga tranzicioni.

Si shembull, ai vuri në dukje Rumaninë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit pas anëtarësimit në BE.

"Prandaj them, kushdo që është kundër anëtarësimit në BE është vetëm për ruajtjen e status quo-së, e cila funksionon vetëm për një numër të caktuar njerëzish në vend. Ne kemi nevojë për një vend anëtar të BE-së që do të jetë një vend ku të rinjtë tanë do të jetojnë në BE dhe jo të mblidhen tani për të punuar në Gjermani, në Francë, në Itali. Pse? Sepse janë anëtarë të BE-së. Nëse ka vende më të mira, pse të mos shkojnë diku tjetër për të jetuar", theksoi kryeministri Kovaçevski. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR