• e enjte, 07 nëntor 2024

Kovaçevski nesër në takim me Selën për propozimin francez

Kovaçevski nesër në takim me Selën për propozimin francez
Shkup, 3 korrik 2022 (MIA) – Vazhdon konsultimi i gjerë mbi propozimin francez për fillimin e negociatave qasëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për nesër është paralajmëruar takim i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, konfirmojnë për MIA-n nga Qeveria. Mbledhja do të mbahet në Klubin e deputetëve me fillim në orën 11:00. Kryeministri Kovaçevski sot konfirmoi se ka pasur një bisedë telefonike me Selën dhe me gjasë nesër do t’i prezantohet propozimi francez. "Ka mbetur për konsultime edhe një pjesë, sot në mëngjes kisha një bisedë telefonike me Ziadin Selën, me gjasë nesër do të takohemi me zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane që t'i prezantohet në të gjitha aspektet", tha Kovaçevski pas takimit të sotëm me liderin e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për të cilin një propozim i tillë është i papranueshëm. Të premten Kovaçevski kishte takim me partnerët e koalicionit në Qeveri. Disa prej tyre tashmë kanë shprehur qëndrime pozitive lidhur me propozimin, disa pritet ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme. Propozimi francez sot është shqyrtuar edhe nga ana e Këshillit të Sigurisë i thirrur nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski i cili pas takimit deklaroi se propozimi francez është i pranueshëm. Me pranimin e propozimit, tha ai, e heqim bllokadën bullgare që zgjat më shumë se dy vjet dhe lejon hapjen formale të negociatave pas 17 vite pritje. Kjo mundëson procesin e skriningut që është fazë obligative para negociatave për kapitujt – klasterë dhe që është më me rëndësi dhe siç tha me asgjë nuk e prek identitetin maqedonas, pasi përcaktimi themelor për gjuhën maqedonase në propozim ka formulim të pastër pa fusnotë.  

QËNDRONI TË LIDHUR