• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski në Zhupë: Qytetarët dinë të zgjedhin konceptin fitues

Kovaçevski në Zhupë: Qytetarët dinë të zgjedhin konceptin fitues
Dibër, 20 gusht 2022 (MIA) – Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte qëndroi në Qendër Zhupë ku një numër i madh i qytetarëve festuan fitoren e Arijan Ibraimit, të propozuar nga PDT-ja, ndërsa i mbështetur nga LSDM-ja. “Unë bashkë me qytetarët kam ardhur këtu të uroj fitoren e kryetarit të komunës Arijan Ibraim. U konfirmua se qytetarët dinë të zgjedhin konceptin fitues, konceptin që e përfaqëson koalicioni qeveritar. U mposhtën keq ato forca që donin të mos zgjidhej kryetar komune në Qendër Zhupë. Qytetarët edhe një herë dëshmuan se dinë se nga duhet të ecë shteti, se dinë se çfarë është mirë për shtetin dhe së bashku me Arijan Ibraimin kjo komunë do të vazhdojë të zhvillohet. Dua të gjithë qytetarët edhe një herë t’i uroj për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe t'u uroj shumë suksese dhe zhvillim të komunës”, tha Kovaçevski. Ai shtoi se kryetari i komunës dhe koalicioni qeveritar kanë ndihmuar shumë deri tani këtë komunë. “Ajo që është paraparë në programin që Arijan Ibraim e ka prezantuar para qytetarëve do të realizohet dhe ajo që unë si kryeministër mund të konfirmoj është se rruga deri në Koxhaxhik dhe rruga deri në Pralenik do të mbështeten nga Qeveria. Projektet tashmë janë bërë dhe do të bëhen në periudhën e ardhshme”, shtoi ai. Ai ka folur edhe për komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ku poashtu sot janë mbajtur zgjedhje të përsëritura ku për dallim nga Qendra Zhupë atje kanë qenë dy kandidatë. “Ju keni pasur rastin të shihni se gjatë 20-të ditëve të kaluara unë kam qenë shumë i pranishëm në të gjitha vendbanimet dhe komunën e Mavrovë-Rostushës dhe në komunën e Tetovës, si dhe në komunën e Qendër Zhupës. Natyrisht që sot në të gjitha komunat kishim një ditë demokratike ku në atmosferë demokratike qytetarët do të zgjedhin kryetar komune, apo kanë zgjedhur kryetarin e Komunës së Qendër Zhupës - Arijan Ibraimin, ndërsa pres fitore të LSDM-së dhe koalicionit edhe në Mavrovë- Rostushë, por të presim rezultatet zyrtare dhe rezultatin e shkëlqyer të koalicionit qeverisës për zgjedhjet për këshilltarë në Tetovë”, tha Kovaçevski. Kryetari i sapozgjedhur i komunës tha se hera e tretë ka qenë me fat për komunën. “Nisur nga fakti se për herë të tretë kishim zgjedhje, slogani ynë ka qenë së pari për të mirën e komunës sonë të dalim dhe të votojmë. Vetë censusi, vetë dalja në votime tregon se në këtë kishim sukses, se populli ynë e do komunën e Qendër Zhupës. E dyta për të dërguar mesazhin  në komunën tonë se në gusht do të jemi gjithmonë këtu. Sot numri ynë tregon se dalja është rreth 4000 dhe nëse kishim edhe kundërkandidat shpresoj ai numri do të ishte pesë ose gjashtë dhe e treta është se Partia Demokratike Turke edhe si koalicion të vazhdojmë me projektet për të mirën e popullit tonë. Sot fitoi Zhupa”, tha Ibraim.

QËNDRONI TË LIDHUR